Bajrami bëhet pjesë e Luzernës në Zvicër, Xhixha lë Azerbajxhanin e kalon në Algjeri

Bajrami bëhet pjesë e Luzernës në Zvicër, Xhixha lë Azerbajxhanin e kalon në Algjeri

Adriatik BALLA Lojtarët shqiptarë janë të shtrirë në këtë moment thuajse në të gjithë kontinentet e në shumë vende të botës, përfshi dhe Kinën dhe Korenë e largët, apo Iranin, Australinë, vendet e Kaukazit apo në SHBA e Kanada. Kjo është gjë e mirë, pasi atyre u jepet një mundësi. Ndërkohë, vijojnë lëvizjet e disa lojtarëve që janë kontigjent i skuadrës përfaqësuese. Njëri lëvizi zyrtarisht dje nga Portugalia në Zvicër, kurse tjetri la Azerbajxhanin e kaloi në Algjeri. Kështu, Adrian Bajrami, i cili luan në repartin e mbrojtjes së përfaqësueses, la Benfikën në Portugali dhe u bë zyrtarisht pjesë e Luzernës në superligën zvicerane, kurse Redon Xhixho, që ka luajtur më herët në Superiore e tash së fundmi ishte në Azerbajxhan, e ka lënë Karabagun...