“Baggio dhe Pirlo idhujt e mi”, Jashari: Numri? E kam zgjedhur edhe për Messi-n

“Baggio dhe Pirlo idhujt e mi”, Jashari: Numri? E kam zgjedhur edhe për Messi-n

Ardon Jashari ka dhënë intervistën e tij të parë si milanist për kanalet zyrtare të klubit. Mesfushori zviceran, subjekt i një telenovele të gjatë verore, foli për atë që do të thotë të luash për Milan-in: “Që kur dëgjova për interesin e tyre, isha krenar për projektin që po më ofronin. Pasi vendosa se doja të shkoja te Milan, nuk kishte kthim pas: është një ëndërr fëmijërie dhe shumë nga familja dhe miqtë e mi ma kujtuan. Tani është realitet”. – A ka ndonjë lojtar të Milan-it që ka qenë një model për ju? “E lehtë: Roberto Baggio dhe Andrea Pirlo. Më pëlqeu shumë mënyra se si luajtën; ishin teknikisht të fortë, krijues në pasimin e fundit. Kjo është ajo që përpiqem të bëj”. –...