“Babua flet, ne besojmë; ai vuan, ne qajmë”, satira e Gjekmarkajt për nismën ‘Prania Besnike’: Hyseni me puro në gojë, Kostaqi me bulëza djerse gëzimi mbi ballë
Nga Agron Gjekmarkaj Kronika shfaq prani besnike ndaj atyre që mbeten përsëri me gisht në gojë! Tao pardje ishte më i mërzituri, po nuk e bëri veten! Pikëllimin e brendshëm ia fshihte serioziteti i jashtëm prej babloku! Ndonëse të gjitha “glacat” që “flamingot” hidhnin prej tre muajsh i ka mbledhur me një stoicizëm mbresëlënës, si të ishin lulebore a mimoza, përsëri Babua u mjaftua vetëm me një fletëlavdrim, një sulmues kauçuku në gjoks dhe delegim të autoritetit moral mbi ministrat jetim. Urdia e Taos prej ditësh shpërndante llokume e kafe shyqyri, por dje mbetën turivarur!! Alket Hyseni, me puro në gojë, teksa kishte therur edhe një dash, priste sinjal për ta futur në hell! Domixhanit i hiqte tapën herë pas here dhe me krenari thoshte...
Burimi:
javanews.al