Burimi:
Sot.com.al

Babai kërkon ndihmë në polici/ 13-vjeçari largohet pa adresë, Elbasan
👁3343
Njoftimi i policisë: Një 13-vjeçar është larguar pa adresë nga banesa e tij në Elbasan. Babai i tij ka kallëzuar rastin në Polici dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e të birit. Babai i tij, sipas policisë, ka deklaruar se i mituri është larguar nga banesa me 13 prill dhe nuk ka komunikuar me të. “Ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi 54 vjeçar, banues në lagjen “5 Maji”, se më datë 13.04.2025, është largua nga banesa, djali i tij 13 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”., thekson policia.