Baba i përkushtuar, peshkatar dhe njeri i thjeshtë që jeton për futbollin… Foden rrëfehet për gjithçka

Baba i përkushtuar, peshkatar dhe njeri i thjeshtë që jeton për futbollin… Foden rrëfehet për gjithçka

Njëri që jeton për futbollin si ai, ka dëshirë të madhe për të luajtur. Edhe në miqësore si ajo që Manchester City do ta zhvillojë të shtunën në Palermo, e vetmja para se të rikthehet në Premier League. “Nuk shoh dot momentin”, rrëfen Phil Foden, që në moshën 25-vjeçare është një nga yjet e skuadrës së Guardiolës. Këtë ia kujtojnë tifozët me duartrokitjet e zjarrta që i japin gjatë stërvitjes së hapur për publikun, e cila shënon nisjen zyrtare të sezonit 2025-2026. Ai përpiqet ta kujtojë sa herë që zbret në fushë, edhe pse sezonin e kaluar nuk ia doli shumë, pas një viti ku ishte shpallur lojtari më i mirë i Premier League. Do të përpiqet ta bëjë edhe të shtunën në Palermo: “Po....