Avokati i Popullit: Dhuna duhet të jetë proporcionale, po verifikohen rastet e përdorimit të forcës si dhe identifikimi i punonjësve të policisë
Avokati i Popullit ka kërkuar verifikimin e plotë të ndërhyrjes së Policisë së Shtetit gjatë protestës së së shtunës përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke theksuar se përdorimi i forcës duhet të jetë gjithmonë i domosdoshëm, i ligjshëm dhe proporcional. Gjatë monitorimit u konstatua përdorimi i gazit lotsjellës dhe ujit me presion, ndërsa në komisariate u shoqëruan nëntë persona, mes tyre katër të mitur. Institucioni ka rekomanduar hetimin e përdorimit të forcës nga ana e efektivëve të policisë, instalimin e kamerave për regjistrimin e intervistave në komisariate, dokumentimin e arsyeve të çdo shoqërimi dhe identifikimin e punonjësve të policisë përmes numrave në uniformë. Njëkohësisht, Avokati i Popullit u ka bërë thirrje qytetarëve që pretendojnë se u janë shkelur të drejtat gjatë protestës të paraqesin...
Burimi:
gijotina.com