Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Avni Rustemi, patrioti i parasë: I refuzuar nga amerikanët, i vlerësuar nga regjimi fashist dhe ai komunist
Nga: Kastriot Dervishi Vrasja e Esat Toptanit në Paris më 13 qershor 1920, u porosit nga Tirana, nga krahu kundërshtar i viktimës. Nuk ka, përveçse konkurrencës politike, asnjë motiv patriotik. Ajo lidhet me prishjen e kompromisit të arritur në fillim të vitit 1920, i cili e bënte Esatin pjesë të qeverisjes. Në mars të vitit 1920, përkrahësit e Esatit, me anë të Osman Balit, i bënë presion të armatosur (po pa vrarë njeri) qeverisë që të hynte në bisedime me Esatin. Më 15 prill 1920 në pamundësi për të përballuar forcat pro-esatiste, Parlamenti vendosi dërgimin e një delegacioni në Paris për bisedime me Esatin, të përbërë nga imzot Gjergj Koleci, Ymer Deliallisi, Fuat Toptani dhe Bajram Fevziu, shpërndarjen e popullit ditën e bërjes së ditur...