Autostrada Biennale prezanton historinë e Prizrenit në Bruksel
Ministria e Kulturës ka njoftuar se Autostrada Biennale është ftuar të bëhet pjesë e projektit History Lab Europe, të organizuar nga House of European History në kuadër të Parlamentit Evropian. Në kuadër të këtij projekti, Autostrada Biennale do të prezantojë historinë e transformimit të Autostrada Hangar në Prizren, duke e sjellë këtë përvojë kulturore në një hapësirë evropiane. Ministria e Kulturës e ka cilësuar këtë ftesë si një arritje të rëndësishme për skenën kulturore të Kosovës dhe si një shembull të diplomacisë kulturore përmes së cilës historia dhe krijimtaria vendore prezantohen në Evropë. Ministria ka uruar ekipin e Autostrada Biennale për këtë përfaqësim të Kosovës në Bruksel./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com