Autopsia zbardh shkaqet e vdekjes së Hulk Hogan, zbulon se luftëtari vuante nga leucemia

Autopsia zbardh shkaqet e vdekjes së Hulk Hogan, zbulon se luftëtari vuante nga leucemia

Mediat amerikane kanë siguruar raportin e autopsisë së legjendës së wrestlingut Hulk Hogan, pas vdekjes së tij në moshën 71-vjeçare. Hulk Hogan ndërroi jetë mëngjesin e 24 korrikut. Shërbimet e emergjencës u dërguan në banesën e tij në Clearwater, Florida, ku u përpoqën ta rikthenin në jetë, por u shpall i vdekur në spitalin “Morton Plant”. Sipas Qendrës së Shkencave Forenzike të Qarkut Pinellas, shkaku zyrtar i vdekjes së Hogan, i cili kishte histori me fibrilacion atrial, ishte një infarkt akut i miokardit. Raporti i autopsisë gjithashtu zbuloi se legjenda e WWE kishte pasur edhe histori me leucemi. Fibrilacioni atrial dhe leucemia...