Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Automjeti ndahet në dysh/ Tentoi t’i shpëtonte policisë, aksidentohet dhe humb jetën 23-vjeçari
Një aksident fatal ka ndodhur sot në zonën San Giovanni të komunës Motta di Livenza, në Treviso ku një 23-vjeçar, Kevin Anghel, banor i Pordenones dhe me origjinë shqiptare, ndërroi jetë pasi humbi kontrollin e makinës ndërsa përpiqej t’i shmangej një patrulle karabinierësh. Mediat italiane shkruajnë se i riu, i cili drejtonte një Alfa Romeo Brera, përshpejtoi menjëherë sapo vuri re pikën e kontrollit të karabinierëve. Edhe pse forcat e rendit nuk e ndoqën drejtpërdrejt, duke qenë se e njihnin dhe raportuan automjetin në qendrën operative, aksidenti ndodhi pak minuta më vonë. Bëhet me dije se makina rrëshqiti me shpejtësi...