Automjeti del nga rruga pas përplasjes me një trailer në aksin Lezhë- Shkodër, raportohet për disa të plagosur

Automjeti del nga rruga pas përplasjes me një trailer në aksin Lezhë- Shkodër, raportohet për disa të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Lezhë- Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një trailer me targa serbe, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një kanal. Sipas informacioneve paraprake, një person është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, dhe banorë të zonës, të cilët po punojnë për të nxjerrë të plagosurit nga kanali dhe për të mundësuar transportimin e tyre...