Dosja SASPAC, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Ilir Beqajn me 6 akuza
Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet e dosjes “SASPAC” për ish-ministrin Ilir Beqaj si dhe 10 të tjerëve SPAK konfirmoi sot se përfundoi hetimet dhe kërkon gjykimin nga GJKKO të 11 të pandehurve për fondet e SASPAC. Të pandehurit janë: Ilir Beqaj – I akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore” kryer në bashkëpunim […]
Kërkoi revokimin e masës së sigurisë, GJKKO pranon kërkesën e Kreshnik Farrukut
Kërkuesi Kreshnik Budlla (Farruku) me datë 01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Konstatimin e pavlefshmërisë dhe papërdorshmërisë së proçesverbalit të identifikimit të SKY ECC PIN ****, mbajtur nga oficeri i Byrosë Kombëtare të Hetimit B.H, ku identifikon në mënyrë të gabuar si posedues dhe përdorues shtetasin Kreshnik Budlla (Farruku), në vend të poseduesit dhe përdoruesit real […]
Goditet rrjeti i pedofilisë, aksion në 35 shtete, mes të arrestuarve dhe një 29-vjeçar nga Tirana
Një 29-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë pas një operacioni të shtrirë në 35 shtete kundër shfrytëzimit sekual të të miturve në internet. Pjesë e operacionit të koduar “Stream” ishte edhe policia shqiptare, e cila në bashkëpunim me partnerët dha kontriobutin e saj në identifikimin, dhe gjetjen e rasteve ku shfrytëzoheshin seskualisht […]
Rama: Brenda kësaj dekade rroga e mësuesit shkon në 1250 euro
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me mësuesit në shkollën “Besnik Sykja” në Tiranë premtoi se brenda kësaj dekade rroga mesatare e mësimdhënësve do të shkojë në 1250 euro. Ai tha se mësuesit meritojnë edhe më shumë, pasi puna e tyre sa vjen dhe vështirësohet. Sipas tij mësuesit nuk kanë lodhje fizike, por vështirësia e […]
Kërcënohet gjykatësja që dënoi Marine Le Pen, merret në mbrojtjen e policisë
Gjykatësja që ka dënuar lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, vendim i cili i ndaloi kandidimin në zgjedhjet presidenciale të Francës në vitin 2027, është vënë nën mbrojtjen e policisë. Sipas mediave ndërkombëtare, Benedikte de Perthuis është përballur me kërcënime me vdekje. Policia e Parisit ka konfirmuar se ka nisur një hetim lidhur […]
Zgjedhjet e 11 majit, publikohet lista përfundimtare e zgjedhësve: 3.7 milionë shqiptarë me të drejtë vote
Publikohet Lista Përfundimtare e Zgjedhësve, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, 11 Maj 2025 Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet për Kuvendin, datë 11 Maj 2025, për votuesit brenda vendit. Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,713,761 shtetas […]
Derbi i Milanos “premton” spektakël, sot akti i parë i gjysmëfinalës së kupës së Italisë mes Milanit dhe Interit
Kupa e Italisë, rezervon sonte një sfidë speciale, derbin e Milanos në aktin e parë të turit gjysmëfinal. Është në fakt hera e katërt që Milan dhe Inter ndeshen në këtë sezon, më herët dy takime në kampionat me një fitore të Milanit dhe një barazim, si dhe një ndeshje finale në superkupën e Italisë […]
E dinit? Ky është kuptimi i etiketave të ngjitura në fruta
Të gjithë i kemi parë ato etiketat e vogla të ngjitura në fruta. Përveç logos së ndritshme që kanë në to, është edhe një kod digjital jo pak i rëndësishëm. Rezulton se prodhuesit e frutave jo vetëm përpiqen të reklamojnë veten e tyre, por gjithashtu të japin informacione të rëndësishme për konsumatorin. Më poshtë do […]
Mbi 300 vëzhgues për zgjedhjet, ODIHR: Do të monitorohet edhe vota e diasporës
Zyra e OSBE për Institucone Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut nis sot misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve për parlamentaret e 11 majit në Shqipëri. Ambasadori Lamberto Zannier, gjatë një konferencës për mediat në Tiranë, bëri me dije numrin e vëzhguesve që do të stacionohen në 12 qarqe të Shqipërisë. “Për ditën e zgjedhjeve do […]
Kujtohen martirët e 2 prillit, Berisha në Shkodër: Nderojmë sakrificën e tyre sublime në rrëzimin e diktaturës
Shkodra përkujtoi 34-vjetorin e masakrës së 2 prillit të vitit 1991, ku mbetën të vrarë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, si dhe u plagosën dhjetëra qytetarë të Shkodrës. Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të para pluraliste, të cilat u fituan nga Partia e Punës. Fitore ndaj së […]