Sulmi vdekjeprurës rus në Ukrainë, Trump: Ishte një gabim!
President ii SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar për sulmin me raketa ruse në qytetin ukrainas të Sumy, i cili vrau 34 njerëz duke përfshirë dy fëmijë dhe plagosi 117 të tjerë. Dy raketa balistike goditën qendrën e qytetit mesditën e së dielës, duke shpërthyer pranë universitetit shtetëror dhe qendrës së kongresit, duke lënë trupa të […]
Sot konferenca e katërt ndërqeveritare me BE, Rama me presidentin e KE: Të përkushtuar që të përmbushim të gjitha detyrat
Shqipëria ka hapur zyrtarisht grupkapitullin e dytë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, të titulluar “Tregu i Brendshëm”, gjatë Konferencës së katërt ndërqeveritare Shqipëri–BE. Delegacioni shqiptar në këtë proces drejtohet nga Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të fushave përkatëse të negociatave. Nga Brukseli, ku u takua me Presidentin e […]
Presidenti i Këshillit Europian: Shqipëria ka treguar progres në rrugëtimin për anëtarësimin në BE!
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, u shpreh pozitiv për progresin e Shqipërisë në rrugëtimin për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Nga Brukseli, nga ku u takua me kryeministrin e vendit tonë, Edi Rama, Antonio Costa tha se sot po çelet një grup kapitull tjetër me Shqipërinë. Costa shtoi se ambicia BE-së është që të çelë edhe […]
VIDEO/ Norvegjia po ndërton tunelin më të gjatë dhe më të thellë nënujor në botë
Norvegjia është në ndërtim e sipër të njërit prej projekteve më të mëdha inxhinierike në Evropë – tunelit Rogfast, i cili pritet të jetë tuneli nënujor më i gjatë dhe më i thellë në botë. Me një gjatësi prej 26.7 kilometrash dhe një thellësi prej 390 metrash nën nivelin e detit, ky tunel do të […]
Zelensky i bën thirrje Trumpit: Vizitoni Ukrainën përpara se të flisni për paqe me Rusinë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë ish-presidentit amerikan Donald Trump, që të vizitojë Ukrainën përpara se të marrë çdo vendim apo të përfshihet në negociata për paqe me Rusinë. “Ejani të shihni me sytë tuaj civilët, luftëtarët, fëmijët e plagosur apo të vrarë, spitalet dhe kishat e shkatërruara, përpara […]
Xi: Nuk ka fitues në një luftë tregtare
Udhëheqësi kinez, Xi Jinping, tha se nuk ka fitues në luftën me tarifa, teksa Pekini dhe Uashingtoni kanë vendosur tarifa të larta ndaj importeve të njëri-tjetrit. Xi ka nisur turneun e tij në Azinë Juglindore me vizitën në Vietnam më 14 prill, duke sinjalizuar se Kina është e përkushtuar për tregtinë globale, pasi tarifat e […]
Dalin vështirësi në planin financiar këtë të hënë! Horoskopi 14 prill 2025, shenja që duhet të bëjë kujdes
Dashi Gjatë kësaj dite nuk do jeni më nervozë, përkundrazi do ndiheni më të sigurt për çdo gjë. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja ka për të qenë e jashtëzakonshme. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë aq të forta saqë në disa momente do ju duket sikur jeni nëpër ëndrra. Ju beqarëve do ju rrahë […]
Sulmi me 34 viktima në Sumy, reagon SHBA: Arsyeja pse Trump kërkon t’i japë fund luftës
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio deklaroi të dielën se sulmi rus ndaj qytetit Sumy në Ukrainë është një “kujtues tragjik se pse Presidenti Trump dhe administrata e tij po vënë kaq shumë kohë në përpjekjen për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të arritur paqen e qëndrueshme”. Ai shton se SHBA shpreh “ngushëllimet […]
Pas sulmit në Sumy, Zelensky mesazh të fortë perëndimit: Çdo raketë vret jo vetëm popullin ukrainas, por edhe diplomacinë
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ju ka dërguar një tjetër mesazh të fortë aleatëve perëndimorë pas sulmut rus mbi qytetin Sumy ku humbën jetën 34 persoan. Ai ju kërkoi vendeve perëndimore që të ndërmarrin një veprim përfundimtar, pasi çdo natë ukrainasit përballen me drone dhe raketa vdekjeprurëse që lëshohen nga Rusia. “Ka kaluar një muaj […]
Avioni rrëzohet mbi një fabrikë në Gjermani, humbin jetën dy persona
Një avion i vogël është rrëzuar pranë një fabrike këtë të dielë në Gjermaninë veriore, ku kanë humbur jetën piloti dhe bashkëpiloti. Mediat ndërkombëtare raportojnë avioni u ngrit nga fusha ajrore në Salzgitter-Drütte dhe u rrëzua në vendin e fabrikës së çelikut në Salzgitter pas një fluturimi të shkurtër. Salzgitter AG është një nga prodhuesit […]