Barcelona i synon të gjithë trofetë sezonalë? Flick: Mendoj vetëm për sfidën në Dortmund
Barcelona do ta vizitojë Dortmundin me qetësi maksimale, për ta mbyllur kualifikimin drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. I gjithë respekti për “murin e verdhë” të tifozëve gjermanë, por për vendasit do të duhej një përmbysje pothuajse e pamundur, duke nisur nga humbja 4-0 në ndeshjen e parë. Trajneri i katalanasve, Hansi Flick, foli në […]
Inter-Bayern në “skanerin” e Matthäus: Shpresoj që Kane t’i ketë ruajtur golat…
Ish-numri 10 i Interit, Lothar Matthäus, ka dhënë një intervistë për “Abendzeitung”, në prag të ndeshjes së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich: “Në gjoksin tim rrahin dy zemra. Nuk është e bukur ndjesia kur duhet të vuash apo të qash bashkë me një skuadër. Mrekullia në Milano ka ndodhur tashmë dhe […]
Ancelotti zbulon: Real Madridit i ‘propozova’ vetë. Ëndërroja Liverpool-in, tani mbështes Evertonin
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka dhënë një intervistë për RSI, një podcast i drejtuar nga Armando Ceroni. Mes rrëfimeve që ndau, foli edhe për të kaluarën e tij tek Evertoni, megjithëse kishte pasion për skuadrën rivale të qytetit: “Ëndrra ime ishte të trajnoja Liverpool-in, por më pas u gjenda tek Everton dhe përjetova […]
Luis Enrique: Champions-i? Ekipet e tjera favorite janë eliminuar, është garë e vështirë
Në prag të ndeshjes Aston Villa-PSG, francezët janë të qetë, sepse duhet të mbrojnë epërsinë 3-1 nga ndeshja e parë. Ky rezultat i afron ata me gjysmëfinalet e Champions League. Në konferencën për shtyp, trajneri Luis Enrique tha se pret reagim të fortë nga skuadra e Emery përpara publikut të vet: “Duam të përpiqemi t’i […]
Besëlidhja një fitore larg finaleve play off, Apolonia mund Teutën dhe barazon serinë
Besëlidhja fitoi 92-74 ndaj Vllaznisë në gjysmëfinalen e dytë play off në basketboll për meshkuj, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve. Tashmë lezhjanët janë një fitore larg finaleve, ku synojnë të mbrojnë titullin kampion. Në ndeshjen e luajtur në Shkodër, skuadra e Besëlidhjes bëri një paraqitje të mirë, duke u shkëputur 24-15 që në periodën […]
Mbyllen ndeshjet e të hënës në La Liga, Premier dhe Serie A (VIDEO+RENDITJET)
14 Prill 2025 23:03 Telesport Dita e hënë solli tre ndeshje në 3 liga të rëndësishme si La Liga, Premier dhe Serie A ku u zhvilluan sfidat Bournemouth-Fulham 1-0, Atletico Madrid-Valladolid 4-2 dhe Napoli-Empoli 3-0. Të tre këto sfida kanë pare fitoret e ekipeve vendasë. GOLI I ALVAREZ – VIDEO GOLI I SIMEONE – VIDEO […]
(VIDEO) Napoli në avantazh, Atletico përmbys Valladolid. Po fiton dhe Bournemouth
14 Prill 2025 21:49 Telesport Dita e hënë sjell tre ndeshje në 3 liga të rëndësishme si La Liga, Premier dhe Serie A ku po zhvillohen sfidat Bournemouth-Fulham, Atletico Madrid-Valladolid dhe Napoli-Empoli. Të tre këto sfida kanë mbyllur 45′ e para me avantazhin e ekipeve vendasë. GOLI I ALVAREZ – VIDEO GOLI I SIMEONE – […]
(VIDEO) Promovimi i Euro U-17 në Shqipëri nis nga Durrësi. Presidenti Duka: Historike për ne, ta kthejmë këtë Europian në një festë!
Në kuadër të fushatës promovuese për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, Federata e Futbollit organizoi pasditen e sotme në Durrës një event festiv, që mblodhi fëmijë dhe banorë të këtij qyteti. Aktiviteti që u mbajt në sheshin përpara Pallatit të Kulturës kishte në qendër promovimin e këtij eventi historik për vendin tonë si edhe përfshirjen […]
Lukaku kthehet te goli në Serie A, McTominay i pandalshëm (VIDEO)
14 Prill 2025 22:14 Telesport Napoli e ka vendosur në shinat e duhura një ndeshje që pjesën e parë kishte ngecur me një gol. Pas rrjetës së avantazhit nga skocezi McTominay, në pjesën e dytë, djemtë e Contes gjetën qetësinë duke shënuar me Romelu Lukakun që kthehet te goli, ashtu sikurse mesfushori i ardhur nga […]
Armand Duka zbulon 4 lojtarët e Kosovës që do donte të luanin për Shqipërinë
14 Prill 2025 20:16 Telesport Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin sportiv “Favorit” në televizionin T7 në Kosovë. Duka foli gjatë e gjerë për një sërë temash të rëndësishme që lidhen me futbollin në Shqipëri e Kosovë dhe jo vetëm. Një ndër pikat interesante ishte […]