“Situata është alarmante”, Berisha akuzon qeverinë: Tirana ndër më të ndoturat në botë, premtojnë pemë dhe presin pyje
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpalosur sot programin e PD-së për sektorin e mjedisit, pyjeve dhe kullotave, duke e cilësuar situatën aktuale si një emergjencë kombëtare. Në fjalën e tij, Berisha ka kritikuar ashpër ndotjen alarmante në Tiranë, duke e renditur kryeqytetin shqiptar ndër më të ndoturit në botë, pa asnjë sistem të […]
Shqipëria përfaqësohet në samitin global për sigurinë kufitare, ja mesazhi i ministrit Hoxha
Në Britaninë e Madhe po mbahet Samitit për Sigurinë Kufitare ku marrin pjesë 40 vende. Shqipëria përfaqësohet në samit nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Boshnjaku. Ministri Hoxha tha se vendi ynë ka dëshmuar përkushtim të fortë në […]
“Në 2021 punuan kundër fitores sonë, sot janë fshehur në listat e mbyllura”, Basha: Lista jonë hapur është votë për…
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me strukturat dhe mbështetësit e Degës 15 në Tiranë, ku theksoi rëndësinë historike të votës më 11 maj dhe dallimin e qartë mes listave të hapura dhe listave të mbyllura. “Për herë të parë pas një kohe shumë të gjatë, shqiptarët kanë mundësinë të votojnë […]
Shtyhet afati për dorëzimin e Deklaratës ‘DIVA 2024’, ja data e re për tatimpaguesit
Ministri i Ekonomisë, Petrit Malaj, ka njoftuar se afati për dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale ‘DIVA 2024’ është shtyrë me një ditë, nga 31 mars në 1 prill 2025. Sipas tij, kjo shtyrje vjen pasi 31 marsi është ditë pushimi zyrtar për shkak të festës së Fitër Bajramit. Deklaratën ‘DIVA 2024’ duhet […]
‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në këtë vend, shkollat do të mbyllen për tre ditët e ardhshme (Video)
Greqia ka qenë në mëshirën e motit të keq që nga pasditja e ditës së sotme, pasi stuhitë e forta kanë përfshirë shumë ishuj, duke shkaktuar probleme serioze. Për këtë arsye, Forcat e Armatosura janë vënë në gatishmëri për të ofruar ndihmë për Mbrojtjen Civile, për shkak të buletinit emergjent të përkeqësimit të fenomeneve të motit të […]
I dënuar me 23 vite burgim për vrasjen e një rumuni, arrestohet në Itali 36-vjeçari shqipta
Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 36-vjeçar shqiptar, i identifikuar si B.T., i dënuar me 23 vite burg për vrasje me dashje. Ai u shpall fajtor në qershor 2023 nga Gjykata e Assizes e Macerata për vrasjen e një 31-vjeçari rumun, M.R., i gjetur i pajetë në Porto Sant’Elpidio në shkurt 2020. Sipas hetimeve, […]
‘Më 11 maj, shqiptarët zgjedhin mes BE-së dhe Berishës’, Meçe: Shqiptarët e kanë në dorë
Analisti Artur Meçe deklaroi se zgjedhjet e 11 majit janë një moment vendimtar për shqiptarët, të cilët duhet të zgjedhin mes integrimit në Bashkimin Evropian dhe rikthimit të Sali Berishës. Në një intervistë televizive, Meçe u shpreh se Berisha duhej të ishte dënuar për korrupsion, por fakti që për 12 vite nuk u ndëshkua i […]
“90% e njëjta gjë”, Teliti denoncon kopjimin e programit të PD-së nga Rama: E kemi prezantuar para 1 viti
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se ka kopjuar programin politik të Partisë Demokratike. I ftuar në një emision televiziv, Teliti u ndal te mënyra që sipas tij u përdor për të kopjuar programin e PD-së. Teliti tha se kopjimi i programit kuptohet prej faktit se PD-ja e […]
“Meta s’ka më peshë”, Elezi: PS dhe PD mbajnë njëri-tjetrin në pushtet, janë bërë një sistem i mbyllur
Për kandidatin e ‘Djathtas për Zhvillim’ Ibsen Elezi, partitë e vjetëra poltikë bashkëpunojnë bashkë për të mbajtur njëri-tjetrin në pushtet. I ftuar ditën e sotme në një emision televiziv, ELezi u shpreh se politika komandohet nga Rama dhe Berisha, ndërsa Meta nuk ka më peshë politike. ‘Cila është arsyeja që jemi në këtë derexhe sot, […]
‘Berisha njeri i konsumuar, nuk ka vota’, Ngjela: Duhet të largohet që PD të vijë në pushtet
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar përfshirjen e strategut amerikan Chris LaCivita në fushatën e Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë si një përpjekje të Sali Berishës për të krijuar perceptimin se ai ka mbështetje nga SHBA. “Janë organizma që paguhen, nuk janë staf i presidentit. Ky ka vajtur e ka marrë atë që t’u thotë […]