Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë, Gledis Nano përfiton 100 mijë euro për shkarkim të padrejtë…
Gledis Nano do të përfitojë me vendim të formës së prerë 60 paga të 5 viteve si drejtor policie, një vlerë që në total përllogaritet në rreth 100 mijë euro. Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka fituar përfundimisht betejën me qeverinë sa i përket shkarkimit të tij nga detyra në Gusht të vitit […]
Transportonte emigrantë të vendeve të treta trafikim, policia e Shkodrës arreston 31- vjeçarin…
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bajzë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Borders 2”. Si rezultat i këtij operacioni, u […]
VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në Shkodër, qytetarët mbështesin nsimën e ndërmarrë…
Aksioni kombëtar që ka nisur edhe në Shkodër për lirimin e hapësirave publike është mirëpritur nga qytetarët shkodranë. Ata shprehen se kjo ndërhyrje është e vonuar, pasi në shumë rrugë të qytetit trotuaret dhe hapësirat rekreative janë të zëna nga biznese private, duke cënuar hapësirat e dedikuara për qytetarët. Prej disa ditësh, Policia Bashkiake […]
Kurorë me lule në banesën e prindërve në Velipojë, “paralajmërohet” shefi i IKMT- së për Shkodrën…
Një kurorë me lule, simbol i qartë kërcënimi, është lënë në portën e banesës së prindërve të Emiljano Nikës, drejtor i IKMT-së Shkodër. Ngjarja është regjistruar në fshatin Sektor të Velipojës dhe është denoncuar menjëherë në polici. Nika është një nga zyrtarët që ka drejtuar aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e […]
MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 20 korrik 2025…
Do të vijojë i nxehti afrikan në territorin shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë territorin, ku sërish goditen nga vlera ekstreme qarku i Beratit dhe Gjirokastrës me temperatura mbi 40 gradë celcius. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të herëpashershme përgjatë […]
EMRI – Arrestohet 22- vjeçari nga Vau Dejësi, plagosi në Athinë një efektiv policie dhe një shtetas turk
Policia greke ka arritur të zbardhë atentatin e ndodhur më 13 korrik në Athinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbetën të plagosur një shtetas turk dhe një efektiv policie. Në pranga ka rënë një 22-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Alesio Biba nga Vau i Dejës, i cili dyshohet se ka vepruar […]
Vllaznia “gjen” portier, 28- vjeçari vjen nga klubi Shamrock Rovers dhe firmos kontratë 1- vjeçare…
KF Vllaznia dëshiron të bëjë të ditur se ka arritur një marrëveshje me klubin Shamrock Rovers për transferimin e portierit Leon Pohls. 28 vjeçari ka qenë prej 6 sezonesh pjesë e këtij ekipi dhe nga sot vishet kuqeblu teksa ka firmosur kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër. Welcome Leon! Shënim: […]
“Bizneset po vijojnë edhe sot çmontimin”, kryebashkiaku Beci publikon fotot: Hapësirat publike u kthehen qytetarëve
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Fotot e sjella nga qytetarët e Shkodrës tregojnë se bizneset po vijojnë edhe sot çmontimin e strukturave nga hapësirat publike vullnetarisht. Të hënën, punonjësit e Bashkisë Shkodër do të jenë në terren për zbatimin e vendimit ndaj të gjithë atyre që nuk i janë përgjigjur thirrjes […]
Seanca e 49- të dështon si paraardhëset, Kuvendi i Kosovës nuk arrin të kryejë konstituimin e tij…
Për herë të 49-të sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati. Nga […]
E RËNDË – Gëlltiti fostoksinë në gjendje të rënduar psikologjike, 56- vjeçari ndërron jetë në spitalin e Shkodrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi me datë 17.07.2025, në urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës ka ndërruar jetë shtetasi F. C., 56 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike ka konsumuar fostoksinë dhe si pasojë ka humbur […]