ChatGPT në macOS integrohet në aplikacionet e kodimit
ChatGPT në macOS është bërë më i dobishëm për programuesit. Me përditësimin e fundit të aplikacionit versioni 1.2025.057, ChatGPT tani mund të editojë kodin direkt në IDE pa pasur nevojë të bëni “copy” dhe “paste.” Listën e plotë të IDE që mbështeten mund ta gjeni në uebsajtin e OpenAI por disa prej emrave të shquar […]
Shtëpia e Bardhë mirëpret sot samitin dedikuar industrisë së kriptomonedhave
Elita e industrisë së kriptomonedhave do të takohet me presidentin Amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ditën e sotme për të diskutuar sesi qeveria Amerikane do të implementojë vizionin e Trump për ta bërë vendin “kryeqytetin kripto të botës.” Trump do të presë aktorët e ekosistemit si Michael Saylor, CEO i MicroStrategy, Zach Witkoff, […]
Anija hapësinore Starship e SpaceX shpërthen përsëri gjatë fluturimeve testuese
SpaceX humbi një tjetër Starship ndërsa mjeti hapësinor shpërtheu në fluturimin e tij të tetë testues njëlloj siç ndodhi me fluturimin e shtatë. Minutat e para të fluturimit shkuan sipas planit: SpaceX lançoi raketën Starship nga baza e saj Starbase në Teksas pasditen e 6 Marsit. Super Heavy Booster kreu fluturimin e tij me sukses […]
Bitcoin dhe mbarë kriptomonedhat bien pavarësisht krijimit të rezervës strategjike nga SHBA
Tregu i kriptoaseteve vijon të humbasë terren ndërsa tregtuesit po rivlerësojnë impaktin e tensioneve globale të tregtisë mbi aktivitetin ekonomik por edhe impaktin që do të ketë rezerve strategjike e Bitcoin krijuar nga presidenti Amerikan Donald Trump. Bitcoin ra deri në 80,182 dollarë në orët e vona të së Dielës përpara se të rikuperohej mëngjesin […]
AMD nxjerr në shitje procesorët më të fuqishëm gaming
AMD njoftoi se do të lançojë procesorët më të fundit Ryzen X3D më 12 Mars. Ryzen 9 9950XD dhe Ryzen 9 9900X3D u prezantuan në CES 2025 në Janar të këtij viti dhe aktualisht janë procesorët më të fuqishëm gaming që kompania shet. 9950X3D ka 16 bërthama Zen 5 me frekuencë maksimale prje 5.7Ghz dhe […]
Samsung Soundbar kryeson shitjet globale për vitin e 11-të radhazi
Samsung Electronics, lideri global në inovacionin e televizorëve për 19 vitet e fundit, njoftoi sot se ka mbajtur pozitat si marka kryesore e soundbar-ve në botë për vitin e 11-të radhazi. Sipas kompanisë kërkimore të tregut FutureSource Consulting, Samsung ka arritur një pjesë të tregut global prej 20.1% në të ardhura dhe 18.4% në vëllimin […]
Pagesat bankare nëpërmjet internetit arritën rekord në vitin 2024
Përdorimi i pagesave bankare në distancë (home banking) u rrit për të katërmbëdhjetin vit radhazi në 2024. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, numri total i veprimeve bankare në distancë arriti në 9.36 milionë, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Krahasuar me një vit më parë, shqiptarët e rritën numrin e veprimeve bankare në […]
Aplikacioni me inteligjencë artificiale për zbulimin e kancerit të lëkurës
Kompania britanike e teknologjisë, “Skin Analytics” ka marrë miratimin nga organet rregullatorë për aplikacionin “DERM”, një sistem autonom me inteligjencë artificiale për zbulimin e kancerit të lëkurës që mund të përdoret në telefonat inteligjentë. Zbulimi i kancerit të lëkurës në fazat e hershme rrit shkallën e lartë të mbijetesës. Kjo teknologji mundëson fotografimin e lëkurës […]
Gjiganti Spanjoll BBVA merr aprovimin për të ofruar tregtimin e Bitcoin dhe Ethereum
Gjiganti financiar Spanjoll Banco Bilbabo Vizcaya Argentaria (BBVA) mori aprovimin nga autoritetet rregullatorë vendase për të ofruar tregtimin e Bitcoin dhe Ethereum për klientët e saj raportoi agjencia e lajmeve Reuters. Aprovimi erdhi pasi rregullimi i kriptoaseteve nga MiCA hyri në fuqi në mbarë Bashkimin Europian. Ky aprovim për BBVA shënon fundin e një procesi […]
Autoritetet Amerikane përsërisin qëndrimin e tyre për shpërblerjen e Google
Google do të detyrohet të shpërbëjë biznesin e saj tha Departamenti Amerikan i Drejtësisë duke mbajtur qëndrimin e administratës së kaluar pasi një gjykatë federale arriti në përfundimin e kompania ka abuzuar në mënyrë të paligjshme me një monopol në industrinë e kërkimit online. The Washington Post dhe The New York Times raportuan se Departamenti […]
Elon Musk tha se X u godit nga një sulm masiv kibernetik
Platforma e media sociale X pati probleme të herëpashershme ditën e Hënë ndërsa Elon Musk regoi duke thënë se ishin ballafaquar me një sulm kibernetik të pazakontë. “Sulmohemi çdo ditë, por ky i fundit kërkonte mbështetej në resurse të mëdha. Ose një grup i madh i koordinuar ose një vend i botës mund të jetë […]
Transformimi dixhital i sektorit publik, BB kredi 80 mln USD, mbështetje në tri fusha
Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore ka miratuar një financim shtesë prej 80 milionë $ për të mbështetur agjendën e Shqipërisë për modernizimim dhe transformimin digjital të sektorit publik, duke përmirësuar aksesin në shërbimet kryesore për qytetarët, veçanërisht për grupet e cënueshme. Financimi shtesë vjen si rezultat i progresi të projektit kryesor “Përmirësimi i […]
Bitcoin dhe Ethereum vijojnë rënien në përgjigje të frikës së krijuar në tregjet ndërkombëtare
Wall Street humbi terren ditën e Hënë ndërsa investitorët po përgatiten për të dhënat e fundit rreth inflacionit dhe politikën e Rezervës Federale ndërsa kriptomonedhat mbeten nën presion pavarësisht përmirësimit të klimës rregullatorë. Tensionet tregtare në rritje dhe shqetësimet rreth inflacionit kanë shtuar frikën me Bitcoin dhe Ethereum që ranë së bashku me aksionet. S&P […]
Apple ka planifikuar ndryshime madhore të pamjes së iOS, iPadOS dhe macOS
Apple ka planifikuar të ndryshojë në mënyrë dramatike pamjen dhe ndjesinë e sistemeve operative me prezantimin e versionit të ardhshëm madhor të iOS, iPadOS dhe macOS sipas Bloomberg. Ridizajnimi do ta bëjë softuerin e kompanisë më konsistent dhe të prekë stilet e ikonave, menutë, aplikacionet, dritare dhe butonat e sistemit. Ndryshimet do të inspirohen nga […]
Elon Musk hedh dyshime se sulmi DDoS ndaj X erdhi nga Ukraina
Ekspertët kanë hedhur dyshime lidhur me pretendimet e Elon Musk se sulmi kibernetik ndaj X u shkaktua nga Ukraina. Platforma e monitorimit DownDetector tha se kishte marrë mëse 1.6 milionë raportime probleme me sajtin e medias sociale nga përdoruesit në mbarë botën gjatë ditës së Hënë. Shumica e përdoruesve që po përpiqeshin të aksesonin platformën […]
Tesla regjistron ditën e saj më të keqe në 5 vitet e fundit
Aksionet e Tesla ranë me 15 përqind ditën e Hënë duke i dhënë kompanisë së makinave elektrike ditën e saj më të keqe që prej Shtatorit 2020. Është vala më e fundit e zhvlerësimit të aseteve që ka filluar që prej momentin kur presidenti Amerikan Donald Trump mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Vlera e […]
Microsoft mbyll aplikacionin Remote Desktop
Microsoft ka vendosur ti japë fund mbështetjes për aplikacionin Remote Desktop për Windows më 27 Maj. Nëse përdorni Remote Desktop për tu lidhur me Windows 365, Azure Virtual Desktop ose Microsoft Dev Box, atëherë duhet të kaloni në aplikacionin e ri Windows. Aplikacioni në fjalë lançuar në Shtator ofron mbështetje për disa monitorë, rezolucione dinamike […]
Microsoft do të lançojë një konsolë dore Xbox në 2025
Në 2024 CEO i Microsoft Gaming Phil Spencer tha se nuk ndalon se menduari rreth një konsole dore Xbox. Disa muaj më vonë Spencer tha për Bloomberg se Microsoft ishte duke menduar për një konsolë por hardueri është vite larg bërjes realitet. Por ky plan ka ndryshuar siç duket dhe ditën e Hënë u raportua […]
Apple iPhone 16e: Telefoni më i lirë Apple që mund të blini
Smartfoni më i lirë i Apple, iPhone 16e, ofron eksperiencë bazike të një iPhone modern me çipet më të fundit dhe funksionalitetet AI me një kosto dukshëm më të ulët sesa modelet e tjera. Fillon prej 599 dollarësh në SHBA dhe 699 eurosh në Europë dhe shihet si paraardhësi shpirtëror i linjës iPhone SE. Ndërsa […]
Apple mbyll një problem sigurie përdorur në disa sulme të sofistikuara
Apple dërgoi disa përditësime për një problem sigurie i cili sipas kompanisë mund të jetë përdorur në sulme të sofistikuara ndaj individëve të vënë në shënjestër në mënyrë specifike. Problemi zero-ditor i sigurisë gjendej në WebKit, motorin e shfletuesit që fuqizon Safari dhe aplikacionet të tjera. Përmes tij hakerët mund të thyenin mbrojtjen Sandbox të […]