Qeveria merr vendimin për heqjen e vizave turistike për 5 shtete
Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për heqjen e vizave turistike për 5 shtete.Pas mbledhjes së Këshilit të Ministravë të ditës së sotme, është bërë publik vendimi ku bëhet e ditur heqja e vizave për shtetet, si Arabia Saudite, Katari, Oman, Tajlandë dhe Indonezi. Ky vendim do të qëndrojë në fuqi për një afat të kufizuar […]
Prezenca e OSBE mbështet Task-Forcën e SPAK-ut për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore, i dhuron disa pajisje kompjuterike
Si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), më 9 prill 2025, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhuroi sete pajisjesh kompjuterike për të forcuar kapacitetet e Task-Forcës së re të SPAK-ut në parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.25 laptopë, 25 […]
SHBA-ja konfirmon takimin me Rusinë për misionet diplomatike
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të rinisin bisedimet në Stamboll më 10 prill lidhur me rihapjen e misioneve diplomatike përkatëse.Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce, u tha gazetarëve se delegacionet nga Moska dhe Uashingtoni do të mbajnë rundin e dytë të konsultimeve, të përqendruara në operacionet e ambasadave. Bruce tha se asnjë […]
“Do dalin para ligjit ata që kanë mbajtur lidhje me krimin”/ Berisha: Burgjet tejkalojnë kohën staliniste, vetë Ulsiu merret me…
Kreu i PD-së Sali Berisha prezantoi sot planin e koalicionit që drejton “Shqipëria Madhështore” lidhur me rendin dhe sigurinë.Gjatë fjalës së tij, Berisha ka folur për situatën e krimit dhe të burgjeve në vendin tonë. Ai thotë se vdekjet nëpër burgje nuk ndodhin për shkaqe natyrale, po sipas tij institucionet fshehin të vërtetën se çfarë […]
Dyshohet se ka grabitur tre markete në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari
Policia ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili akuzohet se ka grabitur tre markete në Tiranë.Dyshohet se gjatë natës, më datat 28 mars dhe 6 prill, pasi ka thyer me leva hekuri dyert e 3 marketeve, i riu ka vjedhur shuma parash. Uniformat blu vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë […]
Hapen 2 klasa mësimore me teknologji të avancuar për fëmijët e shtruar në QSUT
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ndodhen në Spitalin Pediatrik, ku për herë të parë janë hapur dy klasa mësimore.Këto ambiente janë të pajisura me teknologjinë më të fundit digjitale dhe mjete të nevojshme didaktike. Sipas Manastirliu, fëmijët do të kenë mundësi të ndjekin mësimin përmes teknologjisë dhe aktiviteteve edukative, duke përfshirë […]
Liderët e Europës në Tiranë/ Qeveria publikon vendimin: 15-16 maji ditë pushimi
Në mbledhjen e sotme qeveria ka vendosur që datat 15 dhe 16 maj të jenë ditë pushimi. Ky vendim vlen për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë. Nga kjo përjashtohen Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Garda e Republikës, shërbimi zjarrfikës dhe punonjësit e sistemit shëndetësor. […]
PD denoncon: Po shpërndahen produkte me furgon për vota në Mat/ Policia shoqëron drejtuesin e mjetit
Kandidati për deputet i PD në qarkun e Dibrës, Basir Çollaku ka kallëzuar në polici se një furgon me disa persona të panjohur, po shpërndante produkte me qëllim favorizimin e subjekteve politike.Pas këtij kallëzimit, uniformat blu bëjnë me dije se kanë ndaluar shoferin e furgonit dhe e kanë shoqëruar në komisariatin e Matit. Mësohet se […]
Vrau një person pasi i ngacmoi të fejuarën, dërgohet në gjyq çështja ndaj Darment Kelit
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Darment Kelin, i cili vrau me thikë Amarildo Hoxhallarin, pasi ky i fundit i ngacmoi të fejuarën.Kujtojmë se e gjithë ngjarja nisi kur viktima dhe miku i tij, Ardi Marishta, dyshohet se ngacmuan me fjalë një vajzë, veprim ky që u pa nga ballkoni […]
Berisha prezanton programin për rendin dhe sigurinë: Duhet “pastrimi i shtëpisë”!
Kryedemokrati, Sali Berisha ka prezantuar sot programin e Partisë Demokratike për sigurinë dhe rendin në Shqipëri.Në një konferencë për media, Berisha u shpreh se për PD, rendi dhe siguria do të jenë përparësia absolute. Më tej, ai tha se një nga pikat e programit është pastrimi i shtëpisë, si kusht i domosdoshëm për një Shqipëri […]