Rama për pagesat elektronike: Jemi optimistë për të ardhmen, pas ‘Mastercard’ presim të vijë edhe VISA!
Në mbyllje të fjalës së tij për eventin e çeljes së Programit për Pagesat Elektronike dhe ‘Mastercard’, kryeministri Edi Rama u shpreh optimistë për të ardhmen në këtë fushë, pak pasi nënvizoi edhe shqetësimin për nivelin e lartë të pagesave cash, raport që sipas tij duhet të ndryshonte. Madje vuri në dukje se pas mbërritjes […]
E mori si sfidë personale: Si kolonel Edmond Koseni arrestoi të fortin Tan Kateshi dhe pse e turpëroi në mes të Elbasanit
Për bandën e Kateshit, ky sulm nuk ishte humbja e një lufte, por ishte një disfatë e rëndë, që shënoi fillimin e rënies së tyre. Familja Kuçi mbijetoi falë aftësive ushtarake të njërit prej tyre, duke treguar se jo gjithmonë dhuna e bandave mbetej pa përgjigje. Disa muaj pas kësaj ngjarjeje në krye të policisë […]
Vrau rumunin për pazaret e drogës, zbardhet emri i shqiptarit të arrestuar në Itali! E goditi 30 herë me thikë pas shpine
Toja, i cili ishte shpallur në kërkim pas identifikimit nëpërmjet gjurmëve dhe pamjeve filmike, ishte arratisur nga Italia pas krimit për të mos rënë në pranga, por u rikthye në Fermo për shkak të problemeve shëndetësore dhe familjare. Sipas mediave italiane, 36-vjeçari shqiptar ka qenë i dënuar më parë për trafik droge, tashmë do të vuajë dënimin me burg […]
Vrasja e Martin Canit kaloi për gjykim, flet 14-vjeçari që mbeti i plagosur: Jam i gatshëm të dëshmoj në gjyq
Gjykata e Tiranës ka vendosur të kalojë sot për gjykim autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, Mario Përlleshaj. Pas përfundimit të seancës, djali tjetër i cili mbeti i plagosur me thikë në tragjedinë e 18 nëntorit të vitit të kaluar, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, Luis Meçe foli për mediat. Ai u shpreh […]
Kryeministri Rama në çeljen e Programit për Përshpejtimin e Pranimit të Pagesave Elektronike: Zhvillon ekonominë shqiptare
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në eventin për çeljen e Programit për Përshpejtimin e Pranimit të Pagesave Elektronike, në partneritet me Mastercard Europe. Ai e cilësoi si një hap konkret për të reduktuar informalitetin dhe “për të rritur ritmin e zhvillimit të ekonomisë shqiptare”. Kryeministri ishte i shoqëruar nga zyrtarë të lartë dhe autoritete të botës financiare.
Hasani në Asamblenë e Confindustria Albania: Urë lidhëse për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe diasporës
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme 2025 të “Confindustria Albania”, e cila u organizua me temën “Konkurrueshmëria dhe e Ardhmja: Bizneset, Territori, Komuniteti Konfindustrial”. Gjatë fjalës së tij, Hasani theksoi rolin e rëndësishëm të “Confindustria Albania” në promovimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Italisë dhe […]
Mbeti jashtë listave të PS, deputeti socialist i zhgënjyer: Prisja të isha kandidat për hir të kontributit tim, kam patur oferta kundërshtarët politikë!
Deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu, ka reaguar pas përjashtimit të tij nga listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamenNews24, Deliu pranoi se nuk e kishte pritur plotësisht këtë vendim, por tha se është i përgatitur për çdo situatë. “Listat janë pjesë e një vizioni dhe nuk bëhen gjithmonë ashtu siç mendon secili,” u […]
Kina dhe Franca riangazhohen të bashkëpunojnë për klimën
Kina dhe Franca publikuan të enjten një deklaratë të përbashkët mbi ndryshimet klimatike, në kuadër të 10 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Parisit. Të dy vendet ritheksuan angazhimin e tyre të përbashkët për të rritur bashkëpunimin ndërkombëtar në përballimin e sfidave klimatike. Vendosmëria e Kinës për të çuar përpara qeverisjen ndërkombëtare të klimës, është […]
Vrasja e Martin Canit, kalon për gjykim çështja ndaj Mario Përlleshajt
Gjykata e Tiranës ka vendosur që të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të të miturit Mario Përlleshaj. Ai akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani ngjarje e ndodhur në 18 Nëntor të vitit të shkuar në afërsi të shkollës Fan Noli. Gjyqtarja Migena Laska ka pranuar kërkesën e prokurorisë për gjykim të […]
BE: Në këtë fazë s’ka para-financim për Kosovën dhe Serbinë nga Plani i Rritjes
Kosovës dhe Serbisë nuk do t’iu ndahen të holla tani për tani në fazën e para-financimit nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, tha të enjten zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier. “Mund ta konfirmojë se në këtë fazë nuk ka para-financim për Serbinë dhe Kosovën”, tha Mercier për media. Mercier tha […]