Aksident i rëndë në Lezhë! Këmbësorja përplaset në vijat e bardha, në gjendje kritike për jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore teksa ajo po kalonte në vijat e bardha. E dëmtuara është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka […]
PD kundër shtyrjes së orarit të votimit në Vlorë: Nuk do ndjekim propagandën qeveritare
Partia Demokratike është zyrtarisht kundër shtyrjes së afatit të votimit në qarkun e Vlorës, në të cilin është zhvilluar gjatë së dielës dhe gara çiklistike Giro d’Italia, e cila mesa duket ka ndikuar dhe në pjesëmarrjen e votuesve. PS iu drejtua që një ditë më parë KQZ me një kërkesë për zgjatjen e afatit, teksa […]
Në Yzberisht votohet ndryshe për Parlamentin e ri, kontejnerët kthehen në qendra votimi
Në zonën e Yzberishtit, në Tiranë janë vendosur 23 kontejnerë. Mësohet se në Bulevardin e Yzberishtit këta kontejnerë janë qendra votimi, ku qytetarët ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Prej tre vitesh në këtë zonë votohet në këta kontejnerë. Po ashtu në Yzberisht ka pasur një pjesëmarrje prej gati 40% të zgjedhësve që kanë […]
Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit/ Pjesëmarrja deri në orën 16:00 është 35.83%, prijnë Dibra e Tirana
Prej orës 07:00, qytetarët shqiptarë në gjithë vendin po votojnë për të zgjedhur Kuvendin e ri. Procesi po vijon normalisht, pa probleme dhe votimi do të zgjasë deri në orën 19:00. Pas kësaj ore, do të mundet të votojnë vetëm ata që janë në radhë pranë qendrës së votimit. Deri në orën 16:00, KQZ raporton […]
Tjetër denoncim për Luan Tollozhinën, pensionistja: Më zuri prej gryke, më tha ‘je komuniste dhe rrugaçe’
Tjetër denoncim për Luan Tollozhinën, 63-vjeçari i cili ushtroi dhunë ndaj komisionerit të Partisë Socialiste, Enton Gega në Pogradec. Kujtojmë se Tollozhina u arrestua, pas një përplasje fizike me Gegën. Sipas policisë Tollozhina goditi komisionerin për shkak se kryetarja e komisionit të kësaj qendre votimi, e bija e tij ka pasur një debat me anëtarin […]
Sherr mes dy personave në qendrën e votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna me armë
Një sherr mes dy personave pranë një qendre votimi në Fushë Milot dyshohet se ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në qendrën e votimit 0871 në Shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori” në Fushë Milot. Mësohet se dy personat e konfliktuar janë Kastriot Preng Perdoda dhe Asti Lleshi. Konflikti ka nisur brenda […]
Diaspora voton masivisht në zgjedhjet parlamentare, deri në orën 15:00 pjesëmarrja është 73.4 përqind
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat sa i përket pjesëmarrjes në votim deri në orën 15:00 të shqiptarëve brenda vendit dhe atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë. Në Shqipëri, nga 3.467.962 persona me të drejtë vote, kanë votuar 32.6 përqind e tyre. Në diasporë, nga 245.935 shtetas me të drejtë vote, kanë votuar 73.5 […]
PS deklaratë zyrtare për zgjedhjet: Vendosni vetë për Shqipërinë që dëshironi, vota juaj është e rëndësishme
Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe, njëkohësisht edhe kandidate për deputete në listën e hapur të PS në Tiranë, në një deklaratë për media, u bëri thirrje qytetarve shqiptarë që të marrin pjesë në zgjedhje. Ajo tha se vota e tyre në këto zgjedhje është shumë e rëndësishme. “Të dashur qytetarë. Sot është […]
Nga beteja e Ramës për mandatin e 4-t te non grata e Berishës, mediat e huaja shkruajnë për zgjedhjet në Shqipëri
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja. “Shqipëria voton ndërsa kryeministri Rama kërkon mandatin e katërt, duke premtuar integrimin në BE”, ky është titulli i Reuters, ndërsa në artikull përmend faktin se kryesocialisti është favorit kundrejt rivalit Sali Berisha. Agjencia citon edhe sondazhet që e nxjerrin kryesocialistin fitues me […]
Euroatlantikët e Bashës nxjerrin videon: Punonjësit e bashkisë Kamëz po intimidojnë qytetarët
Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Tiranës, Shemsi Prençi ka denoncuar në Facebook një rast të intimidimit sipas tij të qytetarëve nga punonjësit e bashkisë Kamëz, brenda një qendre votimi. Sipas Prençit, të gjithë drejtorët e bashkisë Kamëz “janë rreshtuar para qendrave të votimit për të intimiduar qytetarët”, ndaj i bën thirrje organeve të […]