Përplasja me Braçen, policia: Në prezencë të Këlliçit kontrolluam zyrën dhe nuk u gjet asgjë!
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore, për dokumentimin e një rasti të pretenduar sot, më datë 11.05.2025, në një ambient në rrugën “Marko Boçari”, Tiranë, ku është pretenduar për veprimtari të paligjshme zgjedhore. Rreth orës 17:50, pas […]
Hapen kutitë e para në Tepelenë e Memaliaj, kryeson bindshëm PS
Në Tepelenë është hapur kutia e parë. Partia Socialiste ka marrë 100 vota me një diferencë të thellë nga rivalët e Partisë Demokratike që kanë marrë vetëm 24 vota. Sakaq, 2 vota shkojnë për Lëvizjen Bashkë të Arlind Qorrit dhe 3 për PSD e Tom Doshit. Procesi i numërimit ka nisur edhe në bashkinë e […]
“Bujrum pushka top”, përshkallëzon mes Këlliçit e Braçes: Ai që trash zërin, qante te zyra!
Një rast i paprecedentë ka ndodhur sot në Tiranë, 1 orë para se të mbyllej zyrtarisht votimi. Në disa pamje të bëra publike pretendohet se simpatizantë të PS-së janë larguar me vrap sapo kanë parë gazetarët, për të mos u identifikuar. Dyshohet se ata po vepronin në mënyrë të fshehtë te njësia nr.5, gjë që […]
Flamur Noka urdhëron komisionerët: Asnjë votë e Greqisë nuk do të numërohet
Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka mbërritur në prag të mesnatës në Parkun Olimpik në Tiranë, aty ku janë grumbulluar votat e diasporës. Në një video të siguruar nga A2 CNN, Noka dëgjohet teksa ju drejtohet komisionerëve të PD-së duke i thënë që nuk do të numërojnë asnjë votë të emigrantëve nga […]
Tensionet ndërpresin numërimin për votën e diasporës
Procesi i numërimit të votave të diasporës është ndërprerë. Partia Demokratike vendosi të ndryshonte numëruesit e saj pas kontestimeve për zarfet e mbërritura nga Greqia. Tensionet shoqëruan për disa momente ambientet e parkut olimpik, ku përfaqësuesit e maxhorancës akuzuan administratën e KQZ, por edhe numëruesit e PD për bllokim të procesit. Taulant Balla u shpreh […]
Spiropali kritikon KQZ-në, deklaron e bindur: Vora është dallëndyshja e parë e fitores!
Nga Kavaja, kryeparlamentarja Elisa Spiropali tha për “Opinion” se është e zhgënjyer me faktin se KQZ nuk publikoi rezulltatet nga votimi elektronik në Vorë dhe njësinë nr.10 në Tiranë. “Bie ndesh me logjikën e numërimit, me traditën e nxjerrjes së rezultatit në kohë reale dhe vetë investimin që është bërë. Nuk e kuptojmë se cila […]
Zero shanse/ Spahiu: PD nuk sjell dot rotacion duke humbur Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin
Për juristin Kreshnik Spahiu, PD nuk sjell dot rotacion nëse humbet në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Ai tha se këto qarqe janë bastion i majtë dhe PD i ka shanset të pakta që të fitojë. ‘Fati i zgjedhjeve varet nga Tirana, Elbasani dhe Durrësi, dhe këtu është e avanatazhuar PS sepse numri i deputetëve të jugut […]
“Në zyrë të futa unë, të hapa edhe lavatriçen”, Braçe – Këlliçit: Më the nuk dyshoj tek ty, as te Majko e Xhafa
Erion Braçe ka reaguar i revoltuar në lidhje me incidentin e ndodhur në zyrën e PS në zonën e tij elektorale, ku PD denoncoi se persona, punonjës të administratës kanë kryer krime zgjedhor. “Këllëçin e kam thirrur unë të hyjë në zyrë, i kam hapur dollapë, i kam treguar plaçka, kokoshka e ushqime, se këta […]
“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!
Rezultatet e Exit Poll-it të Albanian Post u kthyen në faktor debati këtë të Dielë. Pas kryedemokratit Sali Berisha, edhe Belind Këlliçi iu përgjigj ashpër këtij anketimi që ia atribuon plotësisht analistit Baton Haxhiu. Belind Këlliçi: Nuk e di në ç’a halli qenka, se të pyesësh edhe Edi Ramën nuk ta jep këtë poll. Kjo është qoka e fundit […]
Lapaj mëse i bindur: Do kemi rezultat befasues në Republikë!
“Unë nuk merrem me llafe, hamendje. Unë do shoh kutitë, kaq!”– kështu deklaroi për “Opinion” udhëheqësi i koalicionit opozitar Nisma Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj. Me bindje, ai tha se rezultati që do korrin do jetë befasues. “Jam i bindur që do kemi një rezultat befasues për këtë Republikë. Na jepni 12 orë kohë dhe do […]