Aksident në Strum të Roskovecit, plagosen dy shtetas indianë
Fier – Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00, në fshatin Strum, Roskovec. Një shtetas indian, 21 vjeç, i identifikuar me inicialet D. J., duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga dalja e mjetit janë dëmtuar dy pasagjerë […]
Publikoi fletën e votimit në ‘TikTok’, procedohet penalisht 24-vjeçari shqiptar në Gjermani
Një 24-vjeçar me inicialet E. N. është proceduar penalisht nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi E. N., i cili ndodhet me banim në Gjermani, ka publikuar në rrjetin social “TikTok” një fotografi të fletës së votimit […]
“Ka pasur një problematikë në ditët e para”/ Rama emigrantëve: Zarfet janë shpërndarë mos mungoni në takimin me historinë
Kreyministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Korçë u bëri thirrje të gjithë emigrantëve që të votojnë. Rama gjithashtu theksoi se ky është një takim me historinë dhe nuk duhet që kurrsesi të mungojnë. Kryeministri tha gjithashtu se problemi i pensioneve që prej vitesh mundon dhe stërmundon shqiptarët nëpër botë me marrjen e pasaportën europiane […]
Ngarkesë e dyshimtë me vlerë 60 milionë franga zbulohet në dërgesën me kafe/ Tre shqiptarë përballen me akuza, pakot mbërritën në fabrikën e Nespresso-s
Prokuroria publike e Bazelit në Zvicër ka ngritur akuzë ndaj tre shqiptarëve, pasi akuzohen se kanë trafikuar një sasi rekord prej 500 kilogramë kokainë. Sipas mediave të huaja kokaina ishte porositur në Brazil dhe do vinte me kontejner në Bazel në fillim të majit 2022. Gjithashtu në kontejner ishin 300 thasë me kafe dhe 20 thasë me […]
Aksident i rëndë në Peshkopi, polici dhe një ndihmës berber plagosen rëndë – shoferi dyshohet i dehur
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:30 në dalje të qytetit të Peshkopisë, në kryqëzimin e njohur si “Velia”. Një automjet tip “Golf”, i drejtuar nga 27-vjeçari Alban Shoti, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një berberhane, duke përfunduar brenda ambienteve të saj.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU […]
Tuneli i Llogarasë – ARRSH shpall fituesin për menaxhimin dhe mirëmbajtjen për 4 vitet e ardhshme
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur fituesin e tenderit për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e Tunelit të Llogarasë për një periudhë 4-vjeçare. Bashkimi i operatorëve “A-M” dhe “Gjoka Konstruksion” do të marrë përsipër detyrën si “Menaxher i Tunelit”, me një ofertë prej rreth 230 milionë lekësh.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER” Sipas dokumenteve të tenderit, […]
“Nuk më ekstraduat, erdha vetë”, zbardhet dëshmia e Florenc Çapjas në gjyq: S’kam pasur kurrë SKY, Nuredin Dumanin s’e njoh fare
Florenc Çapja, i cili u ekstradua drejt Shqipërisë nga Dubai në 2 maj është lënë në arrest me burg nga GJKKO ditën e sotme.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER” Raportohet se gjatë seancës Çapja ka kundërshtuar duke pretenduar se dosja e tij është lënë pa asnjë veprim hetimor dhe ai është dënuar “vetëm me […]
Vijon operacioni i kërkim-shpëtimit në Klos për 29-vjeçarin e zhdukur pas çarjes së rezervuarit të ujit
Prej dy ditësh, vijon pa ndërprerje operacioni i kërkim-shpëtimit për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili rezulton i zhdukur pas një incidenti të rëndë pranë fabrikës së përpunimit të kromit në zonën e Qafë-Burrelit, në Klos. Ngjarja ndodhi pasi një rezervuar i mbushur me ujë dhe rërë u ça papritur, duke shkaktuar një vërshim të fuqishëm […]
Fier: Thyerje mase sigurie, konflikt për motive të dobëta dhe dh*në ndaj ish-partneres
Drejtoria Vendore e Policisë Fier bën me dije se, si rezultat i punës së shërbimeve të Komisariateve në Lushnjë, Fier dhe Divjakë, janë evidentuar dhe proceduar tre raste të veprave penale në qarkun Fier.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER” Në Lushnjë, është arrestuar në flagrancë shtetasi G. H., 56 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, […]
5 Maji në Fier: Homazhe dhe mirënjohje për bijtë që dhanë jetën për lirinë
Sot, më 5 Maj, në Fier është përkujtuar me nderime të larta Dita e Dëshmorëve të Atdheut, një datë simbol e sakrificës dhe heroizmit të atyre që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë gjatë Luftës Nacionalçlirimtare.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER” Në ceremoninë përkujtimore të zhvilluar pranë obeliskut në varrezat e dëshmorëve morën pjesë […]