”Metro”: Tirana, qyteti me histori interesante, ushqim të shijshëm dhe argëtim
Në një artikull për të përditshmen ”Metro”, gazetarja britanike Martina Andretta përshkruan një udhëtim në Tiranë, ku për vetëm 61 paund në ditë shijon një qytet të gjallë, me histori interesante, ushqim të shijshëm dhe jetë nate të larmishme.”Tirana po zhvillohet me ritme të shpejta dhe ofron shumë për turistët, nga muzetë e periudhës komuniste […]
Dënohet me gati 5 vjet burg serbi që sulmoi KFOR-in në Zveçan
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 4 vjet e 11 muaj burgim efektiv dhe 20 mijë euro gjobë shtetasin serb Millosh Antoviq, i cili pranoi fajësinë për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 maj 2023 në komunën e Zveçanit.Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), […]
Në Serbi besojnë se Trump mund të rrisë presionin e njohjes së Kosovës
Një pjesë e opinionit publik në Serbi besojnë se Uashingtoni mund të rrisë presionin, për formalizimin e një forme të njohjes së shtetësisë së Kosovës.Njohësit e zhvillimeve politike atje, theksojnë se marrëveshjet kyçe tashmë janë zbatuar, duke vlerësuar se pushteti aktual në Serbi, i cili ka balancuar herë pas here raportet me Bashkimin Evropian, nuk […]
Trump: “Parandalova shpërthimin e luftës mes Kosovës dhe Serbisë, shpëtuam jetë”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një intervistë për gazetarin australian Mario Nawfal, ka rikthyer vëmendjen tek roli i tij në parandalimin e konflikteve ndërkombëtare dhe promovimin e paqes. Ai përmendi se nën administratën e tij janë shpëtuar miliona jetë, duke listuar disa prej konflikteve të mëdha që u zgjidhën, përfshirë rastin e […]
Stuhia pezullon fluturimet dhe shërbimet hekurudhore në Mbretërinë e Bashkuar
Mbretëria e Bashkuar po përgatitet për goditjen e stuhisë “Floris”, e cila pritet të sjellë erëra deri në 90 milje në orë në pjesën veriore të vendit, duke shkaktuar kaos në transportin ajror dhe hekurudhor.Shërbimi Meteorologjik Britanik (Met Office) ka lëshuar një alarm portokalli (amber warning) për erëra të forta në të gjithë Skocinë, me […]
Krasniqi dënon thirrjet antishqiptare në Maqedoni: “Heshtja është miratim”
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dënuar me ashpërsi thirrjet “vdekje për shqiptarët” dhe “dhoma gazi për shqiptarët”, të bëra në një palestër sportive në Maqedoninë e Veriut, në prani të Kryeministrit Mickoski dhe delegacionit qeveritar.Krasniqi i konsideron këto thirrje si të rënda dhe të papranueshme, duke theksuar se ato dëmtojnë bashkëjetesën […]
Osmani dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Të papranueshme dhe rrezikshme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve antishqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, që u zhvillua në Kumanovë.Në një deklaratë publike, Osmani i cilësoi këto thirrje si të papranueshme dhe theksoi se ato cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë që duhet të karakterizojë […]
Ekspozita/Historia e Kolonjës në 200 materiale origjinale nga periudha 1880-1930
Studiuesi Niko Kotherja prezantoi për herë të parë një ekspozitë të veçantë që përmbledh punën dhe jetën e rilindasve dhe luftëtarëve të shquar nga zona e Kolonjës në periudhën 1880–1930. Ekspozita përmban mbi 200 materiale origjinale, duke përfshirë fotografi, dorëshkrime, libra, gazeta të rralla dhe botime të kohës, të cilat pasqyrojnë kontributin e figurave të […]
Dua Lipa: E dua jetën! Nënshtetësia e Kosovës dhe netët e Sunny Hill
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë emocionet e saj nga ngjarjet e fundit në Kosovë, ku mori nënshtetësinë kosovare dhe performoi në edicionin e këtij viti të festivalit ndërkombëtar Sunny Hill.Përmes një postimi në Facebook, artistja tregoi se e kishte përjetuar me gëzim të dyfishtë javën që lamë pas: “Mora shtetësinë e […]
“The National”, 48 orë në Tiranë: Gjashtë atraksione kryesore për vizitorët
Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, ky është momenti ideal për të zbuluar qytetet e Ballkanit me çmime të përballueshme. Në një artikull të publikuar në “The National”, gazeta shtetërore e Emirateve të Bashkuara Arabe, përshkruhet Tirana si një kryeqytet dinamik, ku bashkohen ndikimet osmane, epoka […]