Aksident nga Memaliaj, makina del nga rruga
POLICIA E SHTETIT Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. M., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dje, në aksin rrugor “Krahës-Krahës 1”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar […]
Gjirokastër, një person goditet me thikë
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi dje, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. H., 49 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut […]
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë drita
Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur nga ky fshat dhe nga kjo banesë në vitin 2004. Ai thotë se tani i kërkojnë që të paguajë gati 7 milionë lekë për konsum energjie, edhe pse ka ikur herët e telat janë prerë […]
Rama: Ne nuk lodhemi së fituari, pasi nuk lodhemi së ngarkuari veten me përgjegjësi
Partia Socialiste e Shqipërisë feston 34-vjetorin e themelimit të saj. Kryetari i saj, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në këtë përvjetor u shpreh se socialistët nuk lodhen së fituari pasi janë gati të marrin përgjegjësi për të adresuar sfidat, që ka vendi. Ai theksoi se kjo ditëlindje është e jashtëzakonshme, pasi shqiptarët i besuan […]
Bejko: PS sot ka fatin dhe përgjegjësinë të na çojë në BE
Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Rland Bejko u shpreh se procesi i integrimit europian i Shqipërisë duhet të ishte mbyllur prej kohësh, nëse do të kishte pasur përgjegjësi të barabartë nga të dyja krahët politikë. Ai theksoi se Partia Socialiste, si forca aktuale në pushtet, ka mundësinë dhe detyrimin për të çuar […]
Fermerët 2 vite pa fondet e IPARD, KE ‘zbarkon’ në Shqipëri
Delegacioni i Komisionit Evropian dhe strukturat e IPARD, janë rikthyer në Shqipëri për të analizuar raportet e monitorimit të fondeve që BE, jep për sektorin e bujqësisë në vend. Që prej korrikut të vitit 2023 Komisioni Evropian e ka ndërprerë mbështetjen që i jep Shqipërisë përmes programit IPARD, për shkak të parregullsive dhe abuzimeve të […]
Shqipëria “kokë më kokë” me Zvicrën për çmimin e naftës
Shqipëria është vendi i shtatë në botë për çmimin më të lartë të naftës. Me mbi 2 dollarë për çdo litër karburant, ajo kryeson në Ballkanin Perëndimor me diferencë të fortë nga vendi i dytë… Serbia. “Krahasuar me Kosovën, Maqedoninë apo Malin e Zi ka shumë diferencë. Jemi shumë më të shtrenjtë”, shprehet një qytetar. […]
Vatra e zjarrit në Këlcyrë, policia nis hetimet për zbulimin e autorit
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Lazisht”, nga një vatër zjarri janë përhapur flakët dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe e vogël toke […]
Sherr me sende të forta në Gjirokastër, nën hetim 20-vjeçari
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. R., 20 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 18-vjeçar, banues në Gjirokastër. Materialet procedurale i kaluan […]
I riu nga Tepelena nuk i bindet policisë, vihet nën hetim
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Turan, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, gjatë vënies së masës administrative. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës […]