Pas Dropullit, Piro Dhima nis takimet në Zagori (VIDEO)
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër, Piro Dhima, pas Dropullit është ndalur me takimet elektorale në Zagori. “Do të bëjmë më shumë për këto fshatra duke mbështetur interesimin e çdo zagoriti për të investuar në vendlindje”, thotë Dhima teksa ndan pamje nga këto takime”, shkruan Dhima.
Krijoi paisjen që riciklon ullirin për ngrohje, historia e mekanikut nga Libohova
Fatmir Meçani nga Libohova ka punuar gjithë jetën si mekanik në ndërmarrjet e kohës. Dijet nga ky profesion ai i ka përfeksionuar me kohën dhe sot ka shpikur një makineri e cila mbetjet e ullirit i riciklon dhe i përdor për ngrohje përmes djegies. “Kisha shumë bërsi, se kisha shumë ullinj. U mundova dhe modifikova […]
Çuçi: Sikur asgjë të mos kishim bërë, imagjinoni që Vlora dhe Shqipëria të binte sërish në dorë të Berishës
Ndalesa e radhës e drejtuesit politik të Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, ishte Rajoni 3 në qytetin e Vlorës, aty ku prezantuan kandidatet për deputete, Zamira Sinaj dhe Briseida Çakërri. E para në listën e mbyllur të PS-së dhe e dyta në listën e hapur. Çuçi tha gjatë fjalës së tij para anëtarëve […]
Rama: Marrim më shumë se 77 mandate. Berisha: Nuk jam profet, s’e di sa do marrim
Më 11 prill partitë politike do të zbresin zyrtarisht në fushën e betejës për zgjedhjet e përgjithshme. Ata do të kenë mundësi që për 30 ditë të bëjnë fushatë për të bindur qytetarët të hedhin votën për ta, për t’i besuar drejtimin e vendit për 4 vitet e ardhshme. Partia Demokratike dhe koalicioni Aleanca për […]
Veliaj: Jam ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston!
Sot bëhen dy muaj nga arrestimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka bërë një reagim në Facebook, duke thënë se është “pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston”. Kryebashkiaku thotë se sot mbushen dy muaj që ai është larg familjes së tij, djalit, gruas dhe nënës, ndërsa shpreh një […]
Flet i arrestuari për hakerimin e e-malieve të SPAK: E bëra nga kurioziteti
“E bëra nga kurioziteti,” kështu është shprehur Arnold Rrokaj për hakerimin ndaj SPAK, duke pranuar se ia kishte dalë mbanë të thyente e-mailet e tre prokurorëve, duke kopjuar prej andej komunikime hetimore për tre çështje. Ndërkohë, është e qartë për grupin e hetimit se i dyshuari, me detyrë të mëparshme punonjës pranë IMT, ia ka […]
Tre klube të Serisë A kërkojnë Asllanin, Interi i vendos çmimin mesfushorit kuqezi
Interi do të vendosë në këtë verë nëse do të mbajë në radhët e tij Kristjan Asllanin apo nëse do t’i hapë rrugë një transferimi të mundshëm të mesfushorit shqiptar. Paraqitjet e tij kanë qenë me luhatje në këtë edicion ndaj një largim i mundshëm i Asllanit nga zikaltrit nuk duhet përjashtuar në verë. Për […]
Luani që kafshoi një burrë në kokë ndodhet në Fier, policia do ta largojë nga banesa (VIDEO)
Prej më shumë se 24 orësh, një video është bërë virale në rrjet, ku shfaqej një luan, i cili kafshoi në kokë një burrë, i cili tentoi ta përkëdhelte. U desh ndërhyrja në moment e të zotit të luanit, i cili e goditi me shuplakë, duke bërë që kafsha të tërhiqej dhe burri të shpëtonte […]
Rrezikohet biodiversiteti, Mynihu tërhiqet nga projekti i Aeroportit të Vlorës
Nëpërmjet një deklaratë për shtyp, fondacioni gjerman në mbrojtje të natyrës, Euronatur, përçoi vendimin e Komitetit Ekonomik të qytetit të Mynihut për t’u tërhequr nga roli në projektin e Aeroportit të Vlorës, ku ishte përfshirë nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Mynihut (MAI), e cila kishte një rol këshillues. “Mynihu po i jep fund përfshirjes së tij […]
Beleri: Rama prishi marrëveshjen Bushati-Kotzias, ‘babai i tij politik’ është Erdogani!
Eurodeputeti Fredi Beleri ka dhënë një intervistë për Breaking në TopNews me gazetarin Xhoi Malësia, ku ka folur për drejtësinë shqiptare, marrëdhëniet me Greqinë, gjyqin në Strasburg dhe miqësinë e Ramës me presidentin turk, Erdogan. Beleri tregoi se si Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vuri sërish në diskutim vendimin e gjykatave shqiptare për […]