Rrezikoi mbytjen gjatë lundrimit, shpëtohet skafisti në Vlorë
Një skafist ka ngecur në det pasi ka pësuar defekt në motor. Pas marrjes së njoftimit, mjeti lundrues i policisë kufitare te Vlorës ka shkuar në ndihmë një skafi me një person në bord, i cili rrezikonte të mbytej për shkak të detit me dallgë. Skafi është tërhequr nga policia Kufitare për ta sjellë në […]
Inter shpartallohet, PSG në majë të Europës pas fitores së thellë 5 me 0
PSG është fituesi i Champions League në edicionin 2024-25, me djemtë e Luis Enriques që “shkërmoqën” 5-0 Interin në finalen e “Allianz Arena”. Data 31 maj 2025 do futet në historinë e klubit francez, pasi për herë të parë në historinë e tyre fitojnë trofeun më të rëndësishëm në Evropë. Dueli ‘foli’ frëngjisht dhe Interi […]
Altin Dumani dhe prokurorët e SPAK për “retreat” në Gjirokastër
Altin Dumani dhe disa prokurorë të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë zgjedhur Gjirokastrën për dy ditë për një “retreat”. Bashkë me ta kanë qenë dhe një pjesë e stafit administrativ të SPAK. Së bashku ata darkuan dje në një nga restorantet e zonës së Pazarit ndërsa sot ishte parashikuar […]
Po e transportonin në spital, ndërron jetë një person në Gjirokastër
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme gjatë transportimit në spital, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi Th. M., 56 vjeç, banues në fshatin Labovë e Madhe. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së […]
Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy persona nga Italia dhe Greqia
Dy shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë arrestuar dhe ekstraduar drejt Shqipërisë nga Greqia dhe Italia. Në Greqi u arrestua një 34-vjeçar me inicialet N. K., alias N. T., ndaj të cilit Gjykata e Matit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai dyshohet si bashkëautor në kultivimin e bimëve narkotike në […]
Makina merr flakë në ecje, shpëton mrekullisht shoferi
Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier–Roskovec, në vendin e njohur si “Kthesa e Marinzës”. Ngjarja ndodhi rreth mesditës. Ajo ka shkaktuar panik tek drejtuesi i mjetit që udhëtonte në të. Sipas raportimeve paraprake automjeti është djegur pjesërisht, por nuk ka të lënduar. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë […]
Mirela Kumbaro në timon, Pirro Vengu pasagjer, kërkojnë ushtarë në Gjirokastër (VIDEO)
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishte në Gjirokastër për të promovuar fushatën e rekrutimeve në Forcat e Armatosura, të cilat ofrojnë mundësi për një karrierë të suksesshme në shërbim të atdheut. Bashkë me të ishte edhe ministrja e Tiurizmit, Mirela Kumbaro, njëkohësisht edhe drejtuese politike e PS në qarkun Gjirokastër. Në një video të publikuar […]
I dehur në timon dhe me mallra kontrabandë në makinë, arrestohet shoferi në Gjirokastër
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin H. Zh., 61 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi mbrëmjen e djeshme, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit të automjetit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pije alkoolike dhe pajisje elektroshtëpiake, të dyshuara të kontrabanduara. Materialet […]
Digjet makina me turistë në Lukovë
Një automjet është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Big të Harcalës, në Lukovë. Më të po udhëtonin turistë të huaj, ndërsa raportohet se disa kanë pësuar lëndime të lehta. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Festa e midhjes rikthehet në Sarandë, turistë vendas e të huaj shijojnë gatimin dhe muzikën
Ksamili çel sezonin turistik në natën e rikthimit në shtëpi të Festës së Midhjes. Pas disa viteve mungesë në qytezën e tre ishujve, Mbretëresha e Butrintit u ekspozua në stendat e fermerëve dhe restoranteve si simbol i promovimit të turizmit të zonës. “Ksamilit i është rikthyer festa e midhjes, një festë që lindi këtu dhe […]