Atmosfera e Krishtlindjeve ka nisur në Nju Jork, bredhi 75-vjeçar në qendër të qytetit
Atmosfera e Krishtlindjeve ka nisur në Nju Jork, ndërsa bredhi tradicional që çdo vit zbukuron Rockefeller Center ka mbërritur në zemër të Manhattanit. Pema gjigante norvegjeze, rreth 75-vjeçare, është afërsisht 23 metra e lartë, 15 metra e gjerë dhe peshon rreth 11 tonë. Ajo u transportua nga West Edmeston, në shtetin e Nju Jorkut. Në javët e ardhshme, bredhi do të dekorohet me mijëra drita, duke u shndërruar në një nga atraksionet më të njohura të festave të fundvitit. Çdo vit, miliona vizitorë shkojnë në Rockefeller Center për të parë nga afër pemën ikonike. Tradita e bredhit të Krishtlindjeve në Rockefeller Center nisi në vitin 1931, kur punëtorët që ndërtonin kompleksin vendosën një pemë të vogël të zbukuruar. Dy vite më vonë, në vitin 1933,...
Burimi:
kohajone.com