Burimi:
Telesport.al

Atletico Madrid fiton në frymën e fundit ndaj Sevilla-s
👁5616
6 Prill 2025 18:16 Telesport Sevilla dhe Atletico Madrid u përballën në “Ramón Sánchez Pizjuán”, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të në La Liga. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Lucien Agoume, francezi shënoi me një goditje të bukur nga jashtë zonës. “Colchoneros” barazuan në minutën e 25-të me Julian Alvarez. Argjentinasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Goli i fitores për Atletico Madrid erdhi në minutën e 93-të me Pablo Barrios. Pas kësaj fitoreje, Atletico mbetet në vend të tretë me 60 pikë.