Atentati në Mirditë, ngjarja në Orikum dhe plagosja në Korçë/ PD reagim zyrtar: Autoriteti i shtetit po sfidohet nga krimi, Shqipëria në terror

Atentati në Mirditë, ngjarja në Orikum dhe plagosja në Korçë/ PD reagim zyrtar: Autoriteti i shtetit po sfidohet nga krimi, Shqipëria në terror

Partia Demokratike ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi në vend. PD thekson se kriminaliteti është fotografia e një shteti , “autoriteti i të cilit po sfidohet hapur nga krimi” “Partia Demokratike kërkon zbardhjen e menjëhershme dhe të plotë të këtyre ngjarjeve dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve. Ne mbështesim çdo punonjës të Policisë së Shtetit që përballet me krimin dhe kryen me profesionalizëm detyrën e tij. Por Shqipëria nuk mund të qeveriset me postblloqe të ngritura pasi është kryer vrasja, me ndjekje policore pasi është rrethuar biznesi dhe me komunikata pasi është qëlluar me armë. Policia nuk mund të jetë gjithmonë një hap pas krimit. Shteti duhet të jetë një hap përpara tij. Pas 13 vitesh në...