Atentati në Gjirokastër me bombë në makinë ku u vra Beqir Devolli, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim! Shkak, prishja e pazareve të drogës, Policia zbulon detajet

Atentati në Gjirokastër me bombë në makinë ku u vra Beqir Devolli, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim! Shkak, prishja e pazareve të drogës, Policia zbulon detajet

Prishja e pazareve të drogës në vendet europiane dyshohet se është motivi i atentatit me eksploziv në Gjirokastër, ku më 10 tetor humbi jetën 48-vjeçari Beqir Devolli. Drejtori i Policisë Vendore Gjirokastër ka bërë me dije se Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në organizimin dhe realizimin e vrasjes. Operacioni policor i koduar “Gjurma” ka çuar në identifikimin e katër personave të dyshuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në bulevardin “18 Shtatori”, përballë Prokurorisë së Gjirokastrës. Të arrestuarit janë Behar Zyberi, alias Behar Heqimaj, 64 vjeç, banues në Fier, dhe Shpëtim Malasi, 42 vjeç, banues në Patos. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur Gentjan Zhupa, 38 vjeç, banues në Tepelenë, dhe Kliton Omeri,...