Atentati ndaj Beqir Devollit/ Hetuesit kërkojnë gjurmët e autorëve, sekuestrohen kamerat e sigurisë së një banke

Atentati ndaj Beqir Devollit/ Hetuesit kërkojnë gjurmët e autorëve, sekuestrohen kamerat e sigurisë së një banke

pamje nga vendngjarja GJIROKASTËR- Pista e hakmarrjes është në qendër të hetimeve për atentatin me tritol ndaj biznesmenit Beqir Devolli në Gjirokastër. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se në ngjarje janë përfshirë dy autorë, të cilët dyshohet se e kanë ndjekur automjetin deri në vendin ku ndodhi shpërthimi. Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:00, kur automjeti që ishte në lëvizje shpërtheu vetëm rreth 10 metra larg Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës. Në kuadër të hetimeve, grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së një banke të nivelit të dytë, të cilat kanë filmuar momentet e ngjarjes. Pamjet pritet të ndihmojnë në identifikimin e personave të dyshuar dhe në rindërtimin e dinamikës së atentatit./ZËRI