Atentati me tritol në Gjirokastër, pyeten 23 persona! Familjarët e Beqir Devollit: Ruhej prej një viti, shmangte Tiranën
Beqir Devolli (mjeti i cili shpërtheu) GJIROKASTËR-Policia e Gjirokastrës ka pyetur 23 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e 10 tetorit në Gjirokastër, ku nga shpërthimi me tritol i një automjeti tip "Benzi", mbeti i vrarë Beqir Devolli, ndërsa u plagos 26-vjeçari Erigels Mela. Në dëshminë e familjarëve thuhet se Beqir Devolli kishte një vit që ruhej dhe se shmangte me sa të mundej Tiranën. Devolli, i njohur me nofkën ‘Çilo Hunderri’, prej një viti i shmangej Tiranës dhe ishte rikthyer për të jetuar në Gjirokastër. Ndërkohë Erigels Mela, pasagjeri i cili mbeti i plagosur, është shprehur se nuk kishin asnjë konflikt dhe me Beqir Devollin e lidhnin njohjet shoqërore. Mjeti tip 'Bez' ku udhëtonin Beqir Devolli dhe Erigels Mela shpërtheu...
Burimi:
zeri.ai