Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Atentati i djeshëm në Tiranë, 17-vjeçari dërgohet për terapi mjekësore jashtë vendit
👁8752
Një ditë pas atentatit që tronditi kryeqytetin, kanë dalë më shumë detaje rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurve dhe rreth ngjarjes. Një nga të plagosurit, shtetasi i mitur 17-vjeçar me inicialet M.D, është dërguar për trajtim mjekësor jashtë Shqipërisë. Ai ka pësuar dëmtime të rënda nga breshëria e plumbave që goditi makinën “G Class” në të cilën udhëtonin katër persona, përfshirë shoferin 34-vjeçar A.S., 19-vjeçarin K.M., dhe dy vëllezërit e mitur, M.D (17 vjeç) dhe D.D (11 vjeç). Hetimet paraprake sugjerojnë se autorët e atentatit mund të kenë ngatërruar objektivin.