Atentati dje në Fier/ Mori 3 plumba në trup, ndërron jetën në spital nipi i Selami Hasanit

Atentati dje në Fier/ Mori 3 plumba në trup, ndërron jetën në spital nipi i Selami Hasanit

Selami dhe Jakup Hasani FIER- Jakup Hasani ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra në atentatin e djeshëm në Fier, ku u ekzekutua xhaxhai i tij, Selami Hasani. 47-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra nga breshëria e plumbave, ku 3 prej plumbave e kishin goditur në bark dhe në nofull. Hasani u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Pas operacionit, ai u dërgua në repartin e reanimacionit, ku ndodhej nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve. Por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 47-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Si ndodhi ngjarja? Atentati i rëndë me armë zjarri ndodhi ditën e djeshme 23 nënëtor, në lagjen “1 Maji” në Fier, në oborrin e banesës së Selami...