Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Atentatet e fundit pista e grupit të Martinajt/ Gazetari zbulon detajet: Fëmija 11-vjeçar në gjendje të rëndë, do..
Gjendja e dy vëllezërve të mitur që u plagosën në atentatin e mbrëmshëm (17 prill) në Tiranë, bashkë me 2 të afërm të tjerë, mbetet ende kritike dhe sidomos ajo e 11-vjeçarit. Djemtë e pronarit të shoqërisë së ruajtjes fizike “Pelikani” po trajtohen në spital, por familjarët kanë zgjedhur mjekimin e tyre jashtë vendit, ku mendojnë se do të marrin trajtim edhe më të specializuar. Gazetari Sokol Dema, rrëfeu sot në një studio televizive detaje nga hetimet e deritanishme për atentatin e ndodhur në periferi të kryeqytetit, në Lundër. Ai tha se pistat janë disa, kurse autorët që lëviznin me motoçikletë, nuk përjashtohet që t’i përkasin një grupi vrasësish me pagesë. Gjithashtu edhe probabiliteti që autorët e larguar në drejtim të paditur, të kenë ngatërruar...