Ata ishin tridhjetë vetë..

Ata ishin tridhjetë vetë..

Blerim Latifi Prej një jave 30 burra, gjysma e të cilëve ishin të plagosur, po përpiqeshin të dilnin nga zona e rrethuar. Jo për të shpëtuar veten, por të mos lejuar që trupi i prijësit të tyre të plagosur për vdekje të binte në duart e ushtarëve serbë. Mijëra ushtarë, xhandarë, civilë serbë të armatosur e hafije shqiptarë ishin vënë ndjekje të tyre. Ata kishin bllokuar të gjitha rrugët, shtigjet, fushat dhe malet. Sa ka dushk në mal, aq kishte ushtarë ato ditë – thotë një tregim i ardhur nga ajo kohë e zymtë. Urdhëri i Zhupanit ishte i prerë: E dua të gjallë o të vdekur Azem Bejtën. Shefi i tij në Beograd ia kishte bërë të qartë dëshirën e tij: duam ta ekspozojmë...