Astrid Lindgren, autorja e njohur e “Pipit Çorapegjata”

Astrid Lindgren, autorja e njohur e “Pipit Çorapegjata”

14 November, 2026 - 20:03 Më 14 nëntor 1907 lindi Astrid Anna Emilia Lindgren, një nga shkrimtaret më të njohura suedeze të letërsisë për fëmijë. Përveçse shkrimtare, Lindgren punoi edhe si redaktore. Ajo u bë e njohur në mbarë botën me librin “Pipi Çorapegjata” (Pippi Longstocking), të botuar më 1945, i cili u përkthye në dhjetëra gjuhë dhe u përshtat edhe në film. Personazhi kryesor, Pipi, është një vajzë e jashtëzakonshme, e guximshme dhe shumë e fuqishme, e cila shquhet për aventurat dhe forcën e saj. Ndër veprat e tjera të njohura të Astrid Lindgren janë “Mio, im Mio”, “Vëllezërit Zemërluanë”, “Ronja, bija e kusarit” dhe “Fëmijët e Bullerbynit”. Astrid Lindgren vdiq më 28 janar 2002, duke lënë pas një krijimtari të rëndësishme që vazhdon...