Izraelitët dhe serbët e mbrojnë Shqipërinë e piktorit nga shqiptarët?!

Izraelitët dhe serbët e mbrojnë Shqipërinë e piktorit nga shqiptarët?!

Izraelitët dhe serbët e mbrojnë Shqipërinë e piktorit nga shqiptarët?! Nga Kim MEHMETIKa vite që, si shkrimtar, më ka munduar pyetja: si ka qenë e mundur që vetë populli shqiptar, me duart e veta, ta mirëmbajë burgun kolektiv që ua ngriti Enveri? Dhe ja, erdhi ‘Enveri i Dytë’ – Piktori – dhe m’u shpalos e vërteta se diktatori duhet ta plotësojë një parakusht: të mos ketë asnjë ndjenjë patriotike dhe të mos ndiejë as mëshirë, as afërsi ndaj popullit dhe vendit të vet. Si dhe të veprojë në një shoqëri të cilës i mungojnë elita me dinjitet dhe bosht kurrëzorë. E pastaj të tjerat rregullohen sipas ‘protokollit’ të dëshmuar si të suksesshëm gjatë historisë njerëzore: diktatori, në fillim, rrethohet me të mençur e të guximshëm,...