‘Asnjë hall i qytetarit s’do të humbasë’, Rama prezanton “Pasqyrë Albania”: Do ta kthejmë çdo problem në një pako DHL

‘Asnjë hall i qytetarit s’do të humbasë’, Rama prezanton “Pasqyrë Albania”: Do ta kthejmë çdo problem në një pako DHL

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën “Pasqyrë Albania”, përmes së cilës qytetarët do të mund të ndjekin në kohë reale çdo aplikim apo ankesë, të kontrollojnë investimet publike dhe të komunikojnë drejtpërdrejt me institucionet. Rama deklaron se asnjë shqetësim i qytetarëve të mos mbetet pa përgjigje në sirtarët e administratës dhe që përgjegjësit për vonesat të mos fshihen pas burokracisë. Platforma do t’i dedikohet ankesave apo kërkesave nga qytetarët që do të ndiqen brenda afateve kohore nga institucionet përkatëse.  Sipas kreut të qeverisë “Pasqyrë Albania” është një reflektim i protestave të qershorit, e cila do të shërbejë për një administratë transparente dhe në shërbim të qytetarëve. Edi Rama: Asnjë ankesë apo kërkesë s’do të humbasë më në oqeanin e burokracisë. Janë një...