‘Asnjë analizë për dëmet që vijnë nga Paketa Fiskale’, Prençe: Kursi i këmbimit, pandemi për ekonominë
Për kreun e Pro Export Albania, Edvin Prençe, Paketa Fiskale e parashikuar për vitin 2027 vetëm sa zhyt në krizë biznesin fason. Në një intervistë për edicionin e mesditës në Syri Tv, Prençe thotë se përpos TVSH për uljen e produkteve të shportës, në asnjë nga propozimet e kësaj pakete, biznesi fason nuk dakordohet. Sipas tij, qeveria dhe ministritë e linjës nuk kanë bërë një analizë për dëmet ekonomike dhe jetëgjatësinë e bizneseve, në rast se realizohen këto ndryshime në Paketën Fiskale. Po ashtu me shqetësim Prençe vëren edhe kursin e këmbimit, që sipas tij zhvlerësimi i euros ka krijuar një ‘pandemi ekonomike’ për bizneset e veshje-këpucëve që operojnë në vendin tonë. Tashmë i takon Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare, thekson kreu i...
Burimi:
syri.net