Asllani shikon “gjysmën plot të gotës”: Të shijojmë 3 pikët dhe vendin e parë në grup
Kristjan Asllani i dha Shqipërisë tri pikët në fitoren 2-1 ndaj San Marinos, në një ndeshje ku kuqezinjtë vuajtën më shumë nga sa pritej. Mesfushori pranoi problemet e skuadrës në pjesën e dytë, ndërsa rrëfeu edhe emocionet para penalltisë, që i dha Shqipërisë fitoren dhe kreun e grupit: “Nuk e di pse vuajtëm kaq shumë. Pjesën e parë kemi hyrë mirë në fushë dhe e zhbllokuam rezultatin. Pastaj, kur nuk i mbyll ndeshjet, është problem i madh. Pjesën e dytë, nuk e di pse kemi pasur aq probleme. Ndoshta ne, mesfushorët, nuk po bënim shumë presing, kishim shumë distanca të gjata. Tani, të them të drejtën, shijojmë 3 pikët dhe vendin e parë në grup, të presim nëntorin. Ne kemi bërë atë që kërkon trajneri....
Burimi:
telesport.al