Asllani nuk lëviz nga Italia!/ Mesfushori kuqezi injoron ofertat e huaja, gazetari zbulon prapaskenat

Asllani nuk lëviz nga Italia!/ Mesfushori kuqezi injoron ofertat e huaja, gazetari zbulon prapaskenat

Kristjan Asllani është i vendosur për të qëndruar në Itali. Gazetari Mateo Moreto ka zbuluar prapaskenat e këtyre ditëve. Të rejat e fundit sot tregojnë se mesfushori shqiptar ka refuzuar çdo kërkesë nga jashtë. Nga Betisi ndërkohë u raportua më parë për një ofertë zyrtare. Asllani është i interesuar për qëndrimin në Seria A, ndërsa në anën tjetër asnjë klub nuk tregohet se është afruar me ofertë zyrtare. 23-vjeçari po ashtu është preferuar titullar nga Kivu në Botërorin për klube. Kontrata e tij me Interin është e vlefshme deri në vitin 2028. Mbetet për t’u parë nëse diçka do ndryshojë...
Burimi: Sot.com.al