Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Asllani karikon Interin: Titulli? T’i fitojmë edhe dy ndeshjet e fundit, në futboll nuk i dihet kurrë
👁5119
Kristjan Asllani shënoi sërish në ndeshjen e dytë radhazi, këtë herë nga pika e bardhë (si ndaj Hellas Verona, javën e kaluar), duke kontribuar në fitoren 2-0 të Interit ndaj Torinos në transfertë. Mesfushori shqiptar foli për “Sport Mediaset”, duke theksuar rëndësinë e fitores: “E kishim vendosur që të vinim këtu për të fituar me çdo kusht. Ia dolëm dhe jemi të kënaqur. Duhet të fitojmë, në futboll mund të ndodhë gjithçka, duhet të qëndrojmë aty pranë kreut”. Keni treguar se nuk doni të dorëzoheni…Absolutisht. Kemi dëshirë të fitojmë çdo ndeshje. Jemi të lumtur që erdhëm në Torino dhe treguam...