‘Askush nuk guxon të thotë jo’, REL: Punonjësit serbë në Kosovë nën presion për të votuar partinë e Vuçiqit

‘Askush nuk guxon të thotë jo’, REL: Punonjësit serbë në Kosovë nën presion për të votuar partinë e Vuçiqit

Zgjedhjet në Serbi Punonjës të institucioneve që financohen nga Serbia në Kosovë pretendojnë se po përballen me presione për të votuar Partinë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit. Sipas një raportimi të Radio Evropa e Lirë (REL), kërcënimet për humbjen e vendit të punës dhe kërkesat për të siguruar vota janë ndër praktikat e denoncuara. Një punonjëse e një institucioni arsimor në një zonë me shumicë serbe ka rrëfyer për REL-in se voton për SNS-në nga frika se mund të humbasë punën. Dëshmia e saj, identiteti i së cilës është mbajtur anonim, mbështetet edhe nga tri burime të tjera. Sipas saj, drejtuesit e institucioneve u përcjellin punonjësve udhëzime se për kë duhet të votojnë, ndërsa refuzimi mund të sjellë...