Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Asgjësohen mbi 2 mijë bimë kanabisi në Shkodër, në hetim 4 persona. Mes tyre dhe inxhinieri i pyjeve
Në qarkun Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 2 mijë e 936 bimë narkotike, të llojit Cannabis Sativa. Për këto bimë, po hetohen 4 persona, sipas njoftimit të policisë. Procedimi në gjendje të lirë nisi për shtetasit: -inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi;-rojën e zonave të mbrojtura, shtetasin L. A., për shpërdorim detyre;-kryeplakun e fshatit Lotaj, shtetasin L. M., për shpërdorim detyre;-kryeplakun e fshatit Abat, shtetasin M. M., për shpërdorim detyre. Në Shkodër, njësitë administrative Shalë dhe Shosh, u asgjësuan 1792 bimë kanabis. Në Malësinë e Madhe, njësitë administrative Shkrel dhe Kastrat, u asgjësuan...