Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Asgjësohen 284 bimë narkotike/ Arrestohen pranë parcelave ku i kultivonin 2 shtetas
U kapën gjatë natës, te 2 parcelat ku kishin kultivuar bimë narkotike, vihen në pranga 2 shtetas në Fier. Ndërkohë policia ka ushtruar kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të operacionit antidrogë, “Koordinata”, ku ka asgjësuar 284 bimë narkotike. “Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Në fshatin Rreth Libofshë, në 2 parcela toke (pronë publike), ku ishin kultivuar 284 bimë narkotike Cannabis...