Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Asani shënon sërish në kampionat, “heshtin” skeptikët
Jasir Asani po tregon një formë spektakolare në javët e fundit në Korenë e Jugut, ku duket se mosaktivizimi asnjë minutë me kombëtaren shqiptare dhe zërat e merkatos që e çojnë në Japoni nuk e kanë shpërqëndruar nga fusha e lojës. Ai ka qenë protagonist absolut në fitoren 1-2 që Gwangju FC ka arritur të marrë në transfertë përballë Anyang, sfidë e vlefshme për javën e 21 të kampionatit. Fillimisht, në minutën e 12′ të takimit, Asani asistoi për shokun e ekipit, pas një driblimi fantastik, duke u futur në zonë. Më pas, në minutën e ’38 ishte radha që...