Asambleja e PS në Lalëz/ Rama kërkoi përjashtimin, Spiropali dhe Ndreca i shpëtojnë masës në momentin e fundit, nuk u hodh në votim!

Asambleja e PS në Lalëz/ Rama kërkoi përjashtimin, Spiropali dhe Ndreca i shpëtojnë masës në momentin e fundit, nuk u hodh në votim!

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste po vijon punimet me dyer të mbyllura në Gjirin e Lalëzit, në një mbledhje që po shoqërohet me diskutime dhe zhvillime të rëndësishme politike brenda mazhorancës. Mbledhja nisi me fjalën e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi ndërprerjen e transmetimit për mediat, duke deklaruar se dëshironte të ndante fillimisht disa mesazhe me anëtarët e Asamblesë. Gjatë kësaj kohe, komunikimi me të pranishmit brenda sallës është bërë i pamundur, pasi telefonat janë mbajtur të fikur. Pas rikthimit, në fjalën e tij publike, Rama u ndal te procesi i integrimit europian, duke e cilësuar historik rekomandimin e Komisionit Europian për nisjen në vitin 2027 të përgatitjeve për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ai kërkoi mobilizimin e strukturave socialiste në të...