Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
As Saliba dhe as Konate, Real Madrid gjen qendërmbrojtësin “ideal” te “rivalët” në La Liga
30 Korrik 2025 20:25 Telesport Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon të bëjë dhe të paktën dy goditje të tjera: një mesfushor dhe qendërmbrojtës. Dëshira e madhe e drejtuesve të Real Madridit për qendrën e mbrojtjes janë dy francezët e Premier League: William Saliba dhe Ibrahima Konate. Mbrojtësi i Arsenalit kushton 80 milionë euro dhe momentalisht duket një transferim i pamundur drejt Madridit. Në anën tjetër, Konate mund të vijë verën e ardhshme si lojtar i lirë, pasi aktualisht Liverpool kërkon 50...