As revolta nuk e lëkund Lekun/ Euro zbret poshtë 91 lekëve
Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një tjetër rënie të fortë ditore të martën duke zbritur për herë të parë poshtë kufirit të 91 lekëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 90.77 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Rënia e kursit mbi bazë vjetore ka arritur një rekord të ri për këtë vit, në nivelin 6.2%. Një zhvlerësim i Euros me ritme të tilla nuk shënohej që prej vitit 2023. Në të shkuarën, momentet e pasigurisë ekonomike apo politike kishin tendencën të shoqëroheshin me një rritje të menjëhershme, sado afatshkurtër, të kursit të këmbimit të Euros. Kjo tendencë mund të shpjegohej me shtimin e kërkesës për Euro, e cila perceptohej si një valutë më e...
Burimi:
syri.net